Deputeti Lefter Maliqi ka folur nga kryesia e Kuvendit duke thënë se opozita parlamentare se ka votuar në bllok të gjitha ligjet anti kushtetuese, ndërsa bën thirrje që të qëndrojnë larg mesazhet kërcënuese ndërsa hedh akuza se tre deputetët e opozitës që dalin kundër Zgjedhores po përdoren nga Rama.
“Jam këtu për të denoncuar aktrimin e kryeministrit që ditën e nesërme ka shtyrë seancën plenare ndërkohë që u arrit marrëveshje në rezidencën e ambasadores amerikane me arsyen që ne duhet të jemi pranë zgjedhësve, banorëve e me radhë.
Dua ti bëj ambasadores së ShBA për rolin e saj vendimtar pqër marrëveshjen e arritur mes palëve dhe Këshillit Politik të firmosur nga opozita e bashkuar, mazhoranca dhe opozita e re parlamentare. Dua ti them që topin sic ja coi kryetarit Basha ditën e premte, pasi u arrit marrëveshja, topi i ka kaluar skenaristit, njeriut që vepron me parimin përca dhe sundo.
Të njëjtën gjë siç përçau artistët, studentët në protestën e vitit kaluar, sic po përcan opozitën parlamentare, sic ka përçarë shqiptarët kudo dhe me radhë. Dua t’ju them se Rama nuk do që kjo marrëveshje të kalojë pavarësisht se do ta votojë me 78 deputetët e tij. Opozita e re parlamentare ka votuar në bllok të gjitha ligjet antikushtetuese, të gjitha PPP-të e famshme, ligjin anti shpifje, KÇK e famshme dhe shumë ligje të tjera, por dua të them që ambasadorja amerikane të shohë aktrimin e tij. Ky nuk do as lista të hapura, ti lërë mesazhet kërcënuese.
Lefter Maliqi s’ka pyetur për kriminelë që janë sot me burgim të përjetshëm kur ka qenë drejtues policie, jo më për kriminelë miliarderë si puna e Ramës që hedh topin dhe fsheh dorën. Ambasadorja të shohë se mbi 20 deputetë të opozitës së re i ka dhe i ka rresht. Nuk e di çfarë bën Balla i tij se është bërë më i besueshëm, nuk e di nëse Gjiknuri është kurban i radhës sepse deputetët e joshur apo dhe të futur kohët e fundit për ti futur në përçarje po bëjnë të njëjtën gjë.
Rama nuk do as marrëveshje, as listë me sistem të hapur që e kthen në minorancë në zgjedhje e ardhshme. Unë jam për lista të hapura dhe nëse Rama do, le të vijë ta votojë. Unë do ta votoj se votoj marrëveshjen e kryer nga të gjitha palët, të firmosur nga zonja Hajdari dhe jam për zgjedhje të menjëhershme sepse populli është në varfëri, është në mjerim, i nënshtruar, i ka ikur koha aktrimit të tij. Është si nata me ditën me Berishën, por Berisha të paktën bëri rrugë dhe e dorëzoi pushtetin”, tha Maliqi.(A.M/Faxweb.al)