Zëvendësministrja për integrimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropës, Klea Maliqi, e ftuar në studion e Fax News ka folur në detaje për disa nga elementët e progresraportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Duke lexuar rezultatin e pasqyruar në dokumentin e KE, Maliqi interpretoi përfundimet si përafërsisht në të njëjtin nivel me ato të vendeve të rajonit.
Brukseli është i interesuar që ne të tregojmë rezultate në kuadër të pesë prioriteteve për të nisur edhe procesin e negociatave.
Sa i përket një prej problematikave të artikuluara në progresraport, atë të emërimeve dhe shkarkimeve nga administrata.
“Ristrukturimi në administratë është bërë me qëllimin e mirë të lehtëismit të hallakve të panevojshme burokratike që ekzekutivi bën në përmirësimin e shërbimin ndaj qytetarit.” – u shpreh zëvendësministrja.
“Jemi afër mesatarisht të përgatitur dhe jemi më mirë në raport me vendet e tjera. Mbetet për t’u përmirësuar mekanizmi për zbatimin e të drejtave të njeriut.
Në kriterin ekonomik ne vlerësohemi mesatarisht përgatitur. Në një krahasim në po të njëjtin stad është edhe Mali i Zi, edhe Serbia. I vetmi vend që është më përpara në reformat ekonomike sipas raportit është Maqedonia.
Në lidhje me reagimet e opozitës, ato të djeshmet, por edhe atë të sotmin në Kuvend, Klea Maliqi u shpreh se politika shqiptare duhet të gjejë forcat që të lërë dasitë e të bashkohet për të të filluar rrugën e futjes në Bashkimin Evropian.” – vijoi ajo.
Sa i përket kërkesës së kreut demokrat Lulzim Basha ndaj shefes së diplomacisë evropiane, Federia Mogherini, Maliqi u shpreh:
“Unë nuk mund të gjykojë nëse kryetari i opozitës ka bërë apo nuk bërë mirë që i ka kërkuar Mogherinit presion për lirimin nga burgu të 11 të arrestuarve kuksianë por ata janë në një proces gjyqësor dhe duhet të presim finalizimin e procesit.”
(E.L./Faxweb)