23:16 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Malkaj-pensionistëve: Rama i merr nga xhepi juaj dhe ua kthen më pak se ç’ju mori

11:42 | 04/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Malkaj-pensionistëve: Rama i merr nga xhepi juaj dhe ua kthen më pak se ç’ju mori

Aktori i njohur Mehdi Malkaj iu bashkua sërish protestuesve para Bashkisë së Tiranës, duke kundërshtuar hapur aferat korruptive të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në fjalën e tij, Malkaj u bëri thirrje të gjithë pensionistëve të ngrihen dhe të protestojnë kundër padrejtësive dhe abuzimeve. Ai theksoi se paratë e tyre nuk u jepen nga politikanët, por u merren dhe u rikthehen me më pak vlerë. Aktori nënvizoi rëndësinë e angazhimit qytetar për të kundërshtuar çdo qeveri që nuk punon për interesat e popullit.

‘Unë jam pensionist dhe po ju bëj një thirrje të gjithë pensionistëve. Edhe pse jam goxha pensionist, nuk rri në shtëpi, unë punoj. Po ju bëj një thirrje, o zotërinj pensionistë: nuk ju jep kryeministri paratë nga xhepi i tij, ato i merr nga xhepi juaj dhe ju jep më pak se çfarë ju ka marrë. Jeni pjesë e rëndësishme e këtij populli që quhet populli shqiptar. Ne, pensionistët, kemi forcë dhe zë. Unë nuk do të lodhem të protestoj sa të kem jetë. Po nuk pata më jetë, le të thonë ç’të duan.

Ka njerëz që, me dashuri të madhe, më thonë se unë jam njeri i mirë, aktor i mirë, por jam deformuar sepse merrem me politikë. Unë nuk merrem me politikë, por ndoshta është gabim që nuk merrem. Sepse nëse nuk e bëj unë, ti, apo të tjerë si ne që jemi këtu në protestë, kush do ta bëjë? A do ta bëjnë këta batakçinjtë? Ata po merren me jetën tonë, po përcaktojnë kush jemi, nga vijmë, si jemi, dhe pse jemi. Duhet ta bëjmë jetën aktive duke qenë kundër, jo vetëm kësaj qeverie – që është qeveri e korruptuar dhe e papranueshme – por kundër çdo qeverie që vjen e shkon dhe nuk punon për popullin.’- u shpreh Malkaj.

Pas

Sekuestrohen 140 kg kanabis në Shkodër, arrestohen 61-vjeçari, djali dhe dy nipat. Ja çfarë gjeti policia

Para

Inceneratori i Fierit/ Apeli i GJKKO do ta shpallë vendimin më 19 dhjetor

Para
Inceneratori i Fierit/ Apeli i GJKKO do ta shpallë vendimin më 19 dhjetor

Inceneratori i Fierit/ Apeli i GJKKO do ta shpallë vendimin më 19 dhjetor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.