Një 8-vjeçar ka rënë nga soleta e katit të dytë e shtëpisë së tij në Bejar të Mallakastrës dhe për pasojë ka marrë plagë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Fëmija është transportuar për në spitalin e qytetit të Fierit ku është duke iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Informacion paraprak
Në datën 06.06.2018, rreth orës 15:00, në fshatin Bejar, Mallakastër, duke luajtur në taracën e shtëpisë dy katshe, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi G.N, 8 vjeç.
Fëmija i mitur është sjellë në Spitalin Rajonal Fier por për mjekim më të specializuar do dërgohet në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
(B.H/Faxweb)