Qyteti i Bolonjës u trondit sot nga një shpërthim u fuqishëm në autostradë me dy të vdekur dhe 67 të plagosur, një bilanc që pritet të rritet nga momenti në moment. Por mediat italiane duke iu referuar të shkuarës së qytetit ndër vite, shpërthimin e cilësojnë si një mallkim të Bolonjës. Në një analizë mediat italiane, katastrofën e ndodhur sot e krahasojnë me 2 sulmet e mëparshme atë të vitit 1980 dhe të vitit 1983.
Në 2 gusht të 1980 në qendër të Bolonjës, një valixhe e braktisur plot me eklsploziv u la në një zonë të mbipopulluar. Nga shpërthimi mbetën të paktën 84 persona të vrarë dhe 200 të plagosur.
Disa vite më vonë gjatë Krishtlindjeve të vitit 1983, mafia e Cosa Nostra hodhi në erë me dinamit një tren plot me pasagjerë. Sulmi shënoi 17 persona të vdekur dhe 267 të plagosur.
“Këtë herë, nuk ishte një atentat, si në 2 gusht të 1980 apo gjatë Krishtlindjeve të vitit 1983, por krateri i shpërthimit të autoçisternës ka diçka të frikshme të ngjashme me këto të dyja, që pasqyrohet në rrënojat e lëna pas”, shkruan një media italiane.
#bologna #esplosione video pic.twitter.com/TkuRNV2erJ
— Sparecchiavo.?? (@dantess68) August 6, 2018
(J.D/Faxweb.al)