Jamarbër Malltezi ka reaguar ashpër ndaj ndërtimit të 3 firmave të plehrave në vend. Sipas Malltezit Rama dhe Ahmetaj duan të kapin Prokurorinë që të mos hetohen.
“Duan të kapin Prokurorinë që Rama të mos kapet me shkeljet e tij, për të mos u hetuar. I bëj thirrje prokurorisë të hetojë. Po ndërtojnë tre firma për plehrat. PD fton prokurirnë që të nisë hetimin për Edi Ramën dhe peshqit e tjerë. Rama dhe Ahmetaj janë kokat e mafiet së plehrave. Incineratorët, kompani mafoze. 178 milionë lekë i ka marrë Ahmetajt për kontratat publike. Të tre inceneratoret janë kaparisur me Klodian Zoton, bashkëpunetori me i afert i Arben Ahmetajt. Ata kanë punuar së bashku që në kohën e aferave shumë milionëshe të Arben Ahmetajt me impulset telefonike të kompanise publike Albetelekom.
Përpara se ta conte tek inceneratoret, Klodian Zoto i shërbente Arben Ahmetajt prane Vilma Nushit, në koncesionin 120 milonë euro të check up-it.
Deri më sot, ata kanë mbyllur kontratat për të marrë nga parate publike mbi 50 milionë euro, 22 milionë euro për inceneratorin e Elbasanit dhe 28.2 milionë euro per inceneratorin e Fierit. Eshte duke u mbyllur kontrata edhe për Tiranën per 128 milionë euro të tjera! Te gjitha, kalojnë ne 1 dore, ate të Klodian Zotos, thëne ndryshe të Arben Ahmetajt”, tha Malltezi nga PD. (J.V/Faxweb)