Drejtori i Departamentit të Mjedisit dhe Turizmit në PD, Jamarbër Malltezi ka qenë sot i ftuar në studion e lajmeve në ‘’Fax News” për të folur në lidhje me inceneratorët. Malltezi akuzoi se Klodian Zotos i janë dhënë 5 milionë Euro nga Buxheti i shtetit pa bërë asnjë punë.
Po ashtu Malltezi thotë që kontratat e qeverisë nuk janë bërë publike, çka përbën dhe një vepër tjetër penale.
“Pse ne jemi kundër inceratorëve, kjo pasi mbetjet kanë një lloj hirearkie, që janë reduktim, ripërdorim dhe riciklim. Të treja r-të e para qeveria shqiptare po investon zero lekë. Ose duhet të jenë shumë injorantë, ose kanë ndërmend ndonjë aferë korruptive.
Klodian Zoto është sekseri i Arben Ahmetaj nga ku janë marrë 5 milionë euro nga ana e Buxhetit të shtetit. Ky person ka qenë menazher dhe në vjedhjen e Vilma Nushit. Zoto çdo një muaj nxjerr nga një kompani të re.
Nuk është nxjerrë asnjë dokument nga ana e qeverisë pasi nuk e kanë publikuar në faqen zyrtare. Këtu po vidhen 178 mijë euro dhe po mbahet si secret shtetëror pasi po i jepen sekserit të Ben Ahmetajt. Qeveria po kërkon që të kapë edhe prokurorin në mënyrë që të bllokojnë hetimin për këto çështje. Ne si departamente kemi hetuar dhe kemi një dosje të mirëfilltë dhe me të gjitha kontratat. Nëse kjo qeveri kërkon që të kapë edhe prokurorin kjo është një çështje kukafshehtasi”, u shpreh Malltezi.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post