Shumë koncerte të rëndësishme u anulluan për shkak të pandemisë Covid-19 në të gjithë botën , po ashtu si dhe në Shqipëri. Një nga koncertet i cili pritej me padurim nga të gjithë qytetarët ishte koncerti i artistit Maluma,i cili u shty për një herë të dytë për shkak të mbylljes totale të lëvizjes në vend nga koronairusi.
Duke qënë se dhe vendet e Evropës po shkojnë drejt hapjes dhe nisjes së koncerteve dhe Shqipëria do të mbajë koncertin e shumëpritur të Malumës.
Ardhja e Malumës në Tiranë do të jetë pikërisht në Ditën e Verës, më 14 mars 2022 dhe do të mbahet në sheshin Skendërbej.
Bashkia Tiranë bëri me dije se nuk do të ketë asnjë rimbursim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.
“Biletat mund të përdoren nga personat që i kanë blerë ose persona të tjerë që do të duan t’ua dhurojnë ose rishesin të njohurve të tyre, ose palëve të treta që janë të interesuar për të blerë bileta.”, bëri me dije kompania RedCloud.
Megjithatë një paralajmërim i fundit nga organizatorët ishte në lidhje me ruajtjen e biletave të koncertit , pasi vlera e biletës mund të bëhet më e shtrenjtë.
(I.SH/faxweb.al)