Dy prindër kanë detyruar vajzën 18 vjeçare të bëjë testin e virgjërisë dhe e kanë kërcënuar atë pasi kanë zbuluar se ajo kishte të dashur, gjë që i ishte ndaluar.
Daliy Mail shkruan se prindërit iranian Mitra Eidiani, 42 vjeç, dhe Ali Safaraei, 56 vjeç, që jetonin në jug të Londrës, akuzohen se e kanë detyruar vajzën e tyre Sofia, 18 vjeç të bëjë një test të virgjërisë në një klinikë dhe duke e kërcënuar se do ta vrasin atë dhe të dashurin e saj Bailey Marshall-Telfer, 18 vjeç.
Sofian e kishin ndaluar të kishte të dashur. Ishte mamaja e saj që e gjeti në shtëpi me një djalë. Babai i Sofias tha përpara gjykatës se ja mori telefonin të bijës dhe kartën bankare që ajo mos të arratisej nga shtëpia.
Babai u shpreh se ai dhe bashkëshortja nuk e kanë detyruar vajzën të bëjë testin e virgjërisë. Ai pretendon se donte të kontrollonte që ajo nuk ishte përdhunuar dhe shpërtheu në lot ndërsa i tha gjykatës se ky rast i kishte “shkatërruar” familjen.
Ai tha se u përpoq të mbajë vajzën e tij 18-vjeçare Sophia Safaraei, “larg nga çdo rrezik, miq të këqinj dhe mediat sociale”, por “fatkeqësisht dështoi”.
Babai iranian i cili ka jetuar në Britani të Madhe për më shumë se 30 vjet tha: “Unë vetëm thashë kontroll. Nuk e përmenda virgjërinë”. Ndërkohë doktori ka refuzuar t’i bëjë vajzës testin e virgjërisë.