Mesfushori i Preston North End Ben Pearson thotë se po mundohet të ulë numrin e kartonëve të verdhë që merr, në mënyrë që mamaja e tij të rikthehet ta shohë në stadiume.
24-vjeçari ka marrë 14 kartonë të verdhë dhe tre të kuqë në sezonin 2018/19 dhe si pasojë ka humbur 13 ndeshje për shkak të pezullimeve.
“Mamaja është kritiku më i ashpër i imi kur vjen puna te disiplina. Ajo e urren sjelljen time në fushë dhe nuk vjen në stadiume për këtë arsye,” shprehet ai për BBC.
“Dy apo tre vitet e fundit kanë qenë të vështirë për të pasi vetëm merrja kartonë të verdhë e të kuqë. Ajo gjithmonë dërgon mesazhe ose merr në telefon, duke më nxitur të jem më i qetë në fushë.
Megjithatë, jo gjithmonë ndodh kjo gjë. Kam humbur shumë ndeshje sezonin e kaluar, më duhet të përmirësohem në këtë aspekt.”
Ish-lojtari i Manchester United ka marrë 45 kartonë të verdhë që prej janarit të 2016-ës, 11 më tepër se çdo lojtar tjetër në Championship.