Ermal Mamaqi, drejtuesi i “Xing me Ermalin” zbuloi këtë të vërtetë shkarazi në emisionin e tij. Teksa bëhej gati për lojën me të ftuarin, doktor Skerdin Faria, “u ankua” për faktin se në këtë puntatë ishte planifikuar dhe kolegia e tij e Top Channel, Albana Osmani për të prezantuar këtë nismë por ajo nuk ishte aty.
“Është iniciativë që ka marrë Albana Osmani së bashku me departamentin e spitalit të Onko-Hematologjisë në spitalin QSUT të Tiranës për fëmijët së bashku me profesoreshën Anila Godon për të blerë disa paisje për këtë departament, repart për fëmijët të cilët vuajnë nga sëmundjet e gjakut. Secili nga ne ble një buzë, dy sa të dëshirojë dhe të gjitha këto para shkojnë për të blerë këto paisje. Unë falemderoj jashtë mase Albanën për këtë iniciativë, falemderoj të gjithë ata miq të cilët kanë kanë blerë bluza dhe ata që do të vazhdojnë të blenë bluza”, u shpreh doktor Skerdi.
Por menjëherë foli Mamaqi i cili tha: “Sigurisht Albana ishte ftuara ime për të promovuar këtë nismë por ngaqë punon atje ku punon nuk është rasti që të vinte këtu…..” .
Ermali la qartë refuzimin e ftesës nga ana e Albana Osmanit. Në shenjë solidariteti, Ermali mbante veshur bluzën, kurse për apelin e fushatës u kujdes doktor Skerdi.
Por edhe Albana Osmani nuk la lënë pa e komentuar këtë deklaratë të Mamaqit.
“NGA ZEMRA PER MBESHTETJEN!!! ERMAL MY BROTHER E VLERESOJ SHUME KETE QE BERE !! DOKTOR SKERDI SHPJEGIMI ISHTE EGZAKT DHE SHUME I VLEFSHEM PASI SOT BLUZAT SHKUAN NE ZERO!! Dhe jam shume e lumtur per kte fakt! PO GEZOJME TE GJITHE !! P.S me ftove ne fakt jo vetem ne emision por dhe per nje pale pushime ne Turqi, si dikur sebashku me Amin . Po ça ti bejme filloj Big Brother dhe nuk erdha dot. Gjithsesi ne emision do vi shume shpejt , ndersa per veren cdo bejme me pushime kemi kohe ta mendojme !! Perqafime per te dy ju ! ZOTI JU BEKOFTE !!”, shkruan Osmani në videon e postuar në Instagram ku shfaqen Eermal Mamaqi dhe doktor Skerdi. (J.V/Shuplaka)