Ermal Mamaqi vërtet që kësaj here është serioz në atë që thotë dhe kush ka fëmijë e kupton që ç’të kuptuar.
Ja për shembull kësaj here ka vendosur që së bashku me të shoqen Amardën të marrin me vete dhe djalin në pushimet e tyre dimërore.
Por kuptohet që kjo aventurë ka disa vështirësi ”teknike”, siç i shpjegon aktori i humorit.
”Pushime me djalin…
Mos aty, kujdes, haje, pije, çiçi, kaka, fli, çohu, mos pra, ohuuu, jo jo jo jo, hajdeeee, hopa, kape, lëshoje…dhe përsëri nga fillimi.
Mezi pres të mbaroj pushimet që të çllodhemi.”, shkruan Ermali.
Dhe nuk ka faj, fëmijët vërtet që të lodhin dhe duan kujdes, por dhe u japin jetë pushimeve. (V.G/SHUPLAKA)