Në “Etihad Stadium” Manchester City bëri detyrën dhe mori tri pikë me peshë që e dërgojnë në vendin e tretë, për të qenë në zonën Champions League. Në shtëpi djemtë e Guardiolës mposhtën 3-1 Bournemouth, teksa ishte ndeshja e lamtumirës për Kevin De Bruyne, i cili pas dhjetë sezonesh do largohet nga City. Ndërkohë disa minuta mori Rodri, fituesi i fundit i “Topit të Artë” që prej muajsh vuajti një lëndim. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në avantazh të dyfishtë për Cityn, me tifozët që shijuan supergolin e Marmoush dhe realizimin e Bernardo Silva. Në fraksionin e dytë për vendasit shënoi edhe Nico, para se miqtë të shkurtonin në limite me Jebbison. Kështu, me 68 pikë Man. City merr vendin e tretë në renditje.
Në sfidën tjetër, Crystal Palace fitoi 4-2 kundër Wolves me golat e Nketiah (2x), Chilwell dhe Eze. Për “Ujqërit” shënuan Agbadou dhe Larsen.