Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku foli për aktit normative të mbajtjes me detyrim të maskës në ambiente të mbyllura, theksoi rëndësinë e vendosjes së saj për uljen e infeksionit të virusit.
Manastirliu kritikoi deputetët, duke thënë se sheh shumë kolegë që nuk po mbajnë maska, ndërkohë që ato duhet të jenë shembulli i parë për tu ndjekur.
Ministrja shtoi se mbajtja e maskës duhet të bëhet rutinë për të gjithë qytetarët, pasi nuk ka më normalitet si më parë.
“Shoh që disa kolegë nga ju maskën nuk po e mbani dhe nëse ju nuk e mbani maskën që ju mbron ju, nuk mund të jeni shembulli më i mirë për t’u marrë për sa i përket masave, që duhen marrë për luftën ndaj këtij infeksioni. Nuk duhet mbushur mendjen, duhet ta keni të mbushur, kjo është një masë e propozuar nga ekspertët për uljen e rrezikut.
Ne duhet ta bëjmë për të afërmit tanë, për mjekët dhe infermierët që janë në vijnë e parë të detyrës. Le ta bëjnë për veten tonë, sa më herë të zbatojmë masat mbrojtëse, nuk është sakrificë vendosja e maskës, siç vishemi duhet të vendosim maskën. Nuk ka më normalitet të vjetër, deri kur të dalë vaksina. Bota do të ketë ndryshuar dhe nuk do të jetë më e njëjta.”- tha Manastirliu.