Mbrëmjen e djeshe e ftuar në emisionin “Open” ishte ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Gjatë intervistës ajo tha se pavarësisht shtimit të rasteve të reja, Shqipëria nuk do t’i rikthehet izolimit, dhe se normaliteti mund të rikthehet vetëm me zbatimin e masave.
Ministrja kërkon nga qytetarët që të zbatojnë rregullat, të vendosin maskat, të ruajnë distancimin social dhe të lajnë duart. Këto masa mund të parandalojnë përhapjen e Covid-19 sipas saj, por vlen të kujtojmë se një numër shumë i madh infektimesh po vjen dhe nga qendrat spitalore, çka të shtyn të mendosh se vetë Ministria apo stafet mjekësore, janë duke anashkaluar protokollet.
“Shqipëria nuk do kthehet mbrapa, por diçka i kërkojmë publikut. Të zbatojë masat. Çelësi për të vijuar në normalitetin e ri janë masat që duhet të zbatojmë. Të mbahen maskat. Distancimi social që duhet të jetë element i futur në kulturën e përditshme, larja e duarve, kollitja… Këto janë masa të thjeshta. Nëse i zbatojmë s’do kemi përhapje të covid”, tha Manastirliu.
Dje në vendin tonë u raportuab 64 raste të reja me Covid 19, ndërsa 3 persona humbën jetën në Infektiv.