21:12 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Manastirliu takim me administratorët e Maturës Shtetërore 2025: Jeni garantë të mbarëvajtjes në 145 qendra provimi

13:25 | 28/05/2025
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Manastirliu takim me administratorët e Maturës Shtetërore 2025: Jeni garantë të mbarëvajtjes në 145 qendra provimi

Në prag të nisjes së Maturës Shtetërore 2025, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me 145 administratorët e provimeve në të gjithë vendin, duke vënë në qendër të vëmendjes rolin kyç që ata mbajnë në mbarëvajtjen e këtij procesi kombëtar.

“Ju që jeni pjesë e rëndësishme dhe faktor kyç për mbarëvajtjen e një prej proceseve më të rëndësishme të sistemit arsimor, Maturës Shtetërore. Matura Shtetërore është një çertifikatë cilësie për sistemin arsimor, një moment i rëndësishëm për nxënësit tanë, për maturantët, pasi ne kemi mundësi që përmes një testi të unifikuar për lëndët që keni në testim, duke filluar nga Gjuha e Huaj, te Matematika, te Gjuha dhe Letërsia dhe te lëndët me zgjedhje, ne të kemi një evidencë të plotë të stadit ku gjendet sistemi arsimor në raport me arritjet.

Prandaj Matura Shtetërore është e rëndësishme në disa aspekte, pikë së pari për të matur arritjet e nxënësve tanë, e dyta për të vendosur urën e komunikimit mes sistemit parauniversitar dhe universitetit, sepse është një moment i rëndësishëm për nxënësit, për prindërit, për të garantuar që përmes këtij çertifikimi transparent, meritokratik, me integritet, t’u hapet rruga për zgjedhjen e degëve të studimit fëmijëve tanë, nxënësve tanë, maturantëve tanë, dhe kjo është shumë e rëndësishme që ne ta garantojmë. Duhet që ju si administratorë të provimeve të Maturës Shtetërore të ruani dhe të jeni garant të këtij procesi.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit.

Ministrja Manastirliu foli për rëndësinë e administrimit korrekt të procesit të Maturës Shtetërore:

 

“Që nga momenti i ndarjes së tezave të provimeve, pra nga momenti i marrjes në Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe deri te shpërndarja e tyre në mënyrë diskrete, të kujdesshme, duke zbatuar të gjitha rregullat e administrimit të procesit të Maturës Shtetërore, për të cilat jeni njohur dhe sot gjithashtu do të keni një trajnim për këto rregulla, dhe deri te mbledhja e testeve dhe dorëzimi pranë QSHA për të filluar procesi i vlerësimit. Janë 145 qendra testimi për Maturën Shtetërore të përfshira në këtë hartë të Maturës Shtetërore që kërkon saktësi maksimale, korrektësi maksimale, transparencë maksimale, përgjegjësi maksimale nga të gjithë ne.
Ka një rëndësi maksimale puna juaj si administratorë të testimit dhe do të doja shumë ta shihni veten si garant të këtij procesi. Nuk duhet të ketë asnjë tolerancë në raport me procesin, në raport me të gjitha ato procedura standarde që do duhet të ndiqen nga secili prej jush në mënyrë shembullore.”

 

Ministrja Manastirliu theksoi se ky proces nuk është vetëm teknik apo administrativ por është një pasqyrë e cilësisë së arsimit që Ministria e Arsimit dhe Sporteve po ndërton çdo ditë.

“Ju jeni të përzgjedhur për aftësitë tuaja, të përzgjedhur për kapacitetet e treguara në punën tuaj për të menaxhuar procese të rëndësishme brenda sistemit arsimor. Jemi të bindur që me punën që kemi bërë në këto vite, me angazhimin që kemi treguar dhe në raport me përmirësimin e infrastrukturës, në raport me investimet në teknologji informacioni dhe gjithashtu me mbështetjen që u kemi dhënë mësuesve, ne do të kemi dhe do të shohim një përmirësim të cilësisë, dhe jam e bindur që këtë do ta tregojnë pikërisht vlerësimet ndërkombëtare dhe ato kombëtare.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Pas

Vuçiçi nderon kongresisten Claudia Tenney për “forcimin” e marrëdhënieve Serbi-SHBA

Para

Berisha: Nga diaspora mungojnë 60 mijë vota, fletët janë përdorur brenda vendit

Para
Berisha: Nga diaspora mungojnë 60 mijë vota, fletët janë përdorur brenda vendit

Berisha: Nga diaspora mungojnë 60 mijë vota, fletët janë përdorur brenda vendit

 



Të Fundit

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

Aksident me tre automjete në Fier/Tre të lënduar, një në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.