Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur nga Spitali i Traumës ku ka folur për të plagosurit që janë paraqitur në spitale ndërsa theksoi se janë mbi 320 persona.
Ministrja nuk foli për viktima ndonëse janë konfirmuar nga raportimet të paktën 4 të vdekur si pasojë e tërmetitn të fuqishëm që tronditi vendin në orët e para të mëngjesit.
Sipas Manastirliut, ekipet janë në gatishmëri ndërsa tha se në QSUT janë paraqitur mbi 60 persona të lënduar, mbi 130 të tjerë në Spitalin e Traumës dhe po aq në Spitalin e Durrësit.
“Situata sigurisht jemi të gjithë në gatishmëri, ekipet e emergjencës, shpëtimit, qendra e emergjencës është në gatishmëri. Mbi 300 thirrje janë bërë nga qytetarët në ndihmë. Në Spitalin e Traumës janë mbi 130 që janë paraqitur për ndihmë, disa prej tyre janë kaluar. Nqë spitalin e Durrësit janë mbi 130 qytetarë të shtruar. Në QSUT janë më shumë se 60 raste që kanë marrë trajtime. Të gjitha spitalet në Durrës, Tiranë, Krujë dhe Lezhë janë në gatishmëri në transportimin dhe ndihmën në terren për të plagosurit”, tha Manastirliu.
(F.GJ/FAXWEB.AL)