23:14 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Manchester City gati 300 milionë Euro për Mesin, ç’po luhet në prapaskenë

09:50 | 22/08/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Manchester City gati 300 milionë Euro për Mesin, ç’po luhet në prapaskenë

Nëse pak javë më parë ishte një ide e denjë për futbollin virtual dhe fantazitë e merkatos, tashmë ideja e Manchester City për të joshur futbollistin më pak të ndikuar po merr formë reale.

Skuadra “Citizens” po punon në fshehtësi për atë që – nëse realizohet, – do të ishte lëvizja më e bujshme në futboll, transferimin e Lionel Messit.
Pavarësisht përgënjeshtrimeve, si nga skuadra e Pep Guardiolës, ashtu dhe nga Barcelona, mediet angleze kanë perceptuar detaje të reja nga negociatat e agjentëve të futbollistit me emisarë të klubit nga “Etihad Stadium”.

Sheiku Mansour është gati të paguajë 300 milionë euro për futbollistin argjentinas, ndërsa menaxheri i i Lionel Messit u takua në fshehtësi me drejtuesit e Manchester City për të studiuar një strategji finalizimi.

Historia e numrit 10 “blaugrana” me ekipin katalanas është simboli i një tërheqjeje jo vetëm sportive, por gjithashtu përfshin aspekte njerëzore dhe familjare për futbollistin.

Barcelona ishte e vetmja që besoi tek ai në kohë sëmundjesh dhe i është përgjigjur gjithmonë përmes rinovimeve të përmirësuara të kontratës, në sinkron me magjitë e lojtarit në fushë.

“Daily Record” zbuloi tratativat, që nëse konfirmohen, do të hapin skenarë të rinj dhe degradimin e mëtejshëm të Barcelonës.

Për një lëvizje të tillë duket se nuk mjafton java e fundit e gushtit, por po hidhen bazat për sezonin e ardhshëm, që do ta çonin Lionel Messin në atë që gjykohet si kampionati më i fortë i futbollit, në vendin ku lindi ky sport.

Etiketa: leo mesimancester sitimesi
Pas

Situata me zjarret në vend, 5 vatra në 24 orët e fundit, qarqet me probleme

Para

“E kam unë rradhën për të gjuajtur”, 12-vjeçari plagos me thikë adoleshentin në Sarandë

Para
Kërcënohet me thikë dhe grabitet 17-vjeçari në Tiranë nga 3 shokët e shkollës

"E kam unë rradhën për të gjuajtur", 12-vjeçari plagos me thikë adoleshentin në Sarandë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.