Një ndeshje plot me emocione ka qenë ajo mes Manchester United dhe Manchester Ciuty. Derbi i Manchesterit ka shkuar për Cityn e Guardiolës, që triumfoi me rezultatin final 1-2 dhe shkoi +11 pikë nga United i vendit të dytë.
Skuadra e Guardiolës gjeti avantazhin me fantazistin David Silva, në minutën e 42′, ndërsa ‘djajtë’ u kundërpërgjigjën vetëm 3 minuta më pas, me anë të Marcus Rashford.
Goli vendimtar u shënua nga Otamendi në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa pavarësisht përpjekjeve, skuadra e Mourinhos nuk arriti të gjejë golin e barzimit.
Me këtë fitore City ‘vret’ kampionatin anglez, pasi ka krijuar një distancë prej 11 pikësh nga ndjekësi më i afërt, që është pikërisht Unitedi dhe kjo pas vetëm 16 javëve.
E megjithatë futbolli është sport i surprizave dhe gjithçka mund të pritet deri në përfundimin e plotë të kampionatit. Deri atëherë na presin edhe shumë ndeshje të tjera.
(E.K/FAXWEB)