Mbrojtësi italian Matteo Darmian nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, që ka vendosur ta nxjerrë në shitje. 29-vjeçari, sezonin e fundit luajti vetëm 7 ndeshje me Manchester United, ndaj ka vendosur të rikthehet në Serinë A.
I ardhur në verën e vitit 2015 nga Torino, Darmian luajti në këto katër sezone 92 ndeshje me “djajtë”, duke realizuar vetëm një gol. Sipas mediave italiane, kostoja e lojtarit është 10 milionë euro, ndërkohë që kontrata e tij me United skadon pas një viti.
Për Darmian janë interesuar Juventus dhe Inter, që e shohin si një përforcim me vlera mbrojtësin që dikur ishte edhe pjesë e kombëtares “azzurre”. Kostoja e ulët duket se ka ngjallur e dy prej skuadrave më të mëdha në Itali, të gatshme për të investuar te mbrojtësi, duke nisur një garë mes tyre.