Sipas “Squawka Football”, Manchester United është skuadra me më shumë fitore rradhazi në top pesë ligat evropiane të futbollit.
“Djajtë e Kuq” kanë fituar gjashtë ndeshje e fundit në Premier League, duke lënë prapa Bayern Munchen me pesë dhe Tottenhamin gjithashtu me pesë, që janë skuadrat më në formë në Evropë.
Pavarësisht ecurisë së mirë të rezultateve prej 40 ndeshjeve pa humbje, Real Madridi në këtë aspekt nuk qëndron mirë, të cilët pas barazimit 1:1 me Barcelonën, kanë zhvilluar vetëm dy ndeshje në La Liga dhe kanë dy fitore, derisa Barcelona barazoi në atë të fundit kundër Villarrealit. (A.R/SHUPLAKA)