Manchester United pritet që t’ia vazhdojë kontratën trajnerit Mourinho.
Sipas “The Telegraph “ drejtuesit e Manchester Unitedit po planifikojnë që t’ia vazhdojnë kontratën potugezit I cili arriti ta shpallë ekipin anglez kampion të Europa League.
Bisedimet mes “Djajve të Kuq” dhe strategut portugez thuhet se do të fillojnë në nëntor të këtij viti.
Ish trajneri i Real Madridit, Interit, Chelseas dhe Portos ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2019.
Mourinho e ka nisur mirë këtë vit, Manchester pas tre ndeshjeve të para qëndron në krye të klasifikimit. (B.H/Shuplaka)