Bledian Skënderi, anëtari i PS-së në Komisionin Qëndrorë të Zgjedhjeve ka deklaruar në “Fax News” se kryebashkikaut demokrat të Mallakastrës Agron Kapllanajt duhej t’i hiqej mandati.
Skënderi argumentoi në “Fax Neës” se Kapllanaj ishte brenda periudhës 10 vjeçare të ndalimit. Sipas tij ai ishte dënuar në 2004 por ka qenë na liri me kusht, që ka përfunduar në 2006, çfarë do të thotë që ka qenë brena periushës 10-vjeçare të ndalimit.
Më pas Skënderi shtoi se ligji i dekriminalizimit ka dhe pjesën morale dhe se Kapllanaj i dënuar për vjedhje, moralisht as nuk duhet të ishte në këtë post.
“Z. Kapllanaj e ka pasqyruar vetë këtë dënim të marrë në 2004, vepër penale e vjedhjes, Ne i kemi kërkuar prokurorisë të përgjithshme, dhe pas disa kohësh na ka ardhë përgjigjia, në bazë të ligjit ata që janë dënuar me dy vjet u ndalen 10 vjet ushtrimi i funksioneve të tilla . Dënimi i z. Kapllanaj ka mbaruar në 2006 se ka qenë në periudhë lirimi me kusht. Përfundi i dënimit quhet kur të dalësh prej kushtit. Ai ka qenë brenda periushës 10 vjeçare të ndalimit. Që ditën aë ka marrë mandatin ka qenë kundër ligjit
Është rrëzuar kërkesa e dy anëtarëve të KQZ-së. I kemi kërkuar prokurorisë verifikim të hollësishëm.
Ky ligj përveçse pjesës ligjore, dekrimanilizimi, ka dhe një efekt moral. Në aspektin moral, një person i dënuar për një vepër të tillë nuk duhet të jenë në funksione të tilla. Qëndrimi i palës tjetër është i motivuar politikisht.”, tha ai.
Kujtojmë që KQZ rrëzoi kërkesën e anëtarëve të PS-së për heqjen e mandatit të krybashkiakut demokrat të Mallakastrës, ku 4 anëtarë kanë votuar kundër heqjes së mandatit të tij.
(B.H/Shuplaka)