00:32 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mandati im është i ligjshëm”, reagon Ylli Shehu: Ky është sulm i LSI-së për të dekurajuar kolegët

18:25 | 15/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mandati im është i ligjshëm”, reagon Ylli Shehu: Ky është sulm i LSI-së për të dekurajuar kolegët

Pas daljes së lajmi se deputeti I ri në Kuvendin e Shqipërisë nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit të dërguar në Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve lidhur me një dënim të marrë në vitin 2008, ky i fundit ka reaguar duke deklaruar se ky është një sulm I partisë për të cilën ai ka bërë fushatë në vitin 2017.

Sipas Shehut gjoba për të cilën bëhet fjalë nuk e pengon atë ligjërisht që të marrë funksionin e deputetit.

“I gjithë ky sulm bëhet për të dekurajuar kolegët dhe koleget e tjera që janë në proces të marrjes së mandatit. Unë jam shumë i qetë dhe i përgjegjshëm për detyrën që kam”, shkruan Shehu në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë:

Nuk kam asnjë dyshim që prej ditës kur vendosa të marr mandatin e deputetit, do të kthehesha në shënjestër të sulmit të partisë për të cilën unë bëra fushatë në vitin 2017. Por dua t’ua bëj të qartë që unë kam qenë në Parlament në vitin 2015 kur e kam votuar Ligjin për Dekriminalizimin dhe e di fare mirë kush janë detyrimet e mija si subjekt deklarues dhe se dekriminalizimi ka në thelb dënimet me burg, jo gjobat. 
Çdo kush e kupton se po të kisha deklaruar një gjobë administrative, nuk rrezikoja asgjë, pasi dënimi nuk hyn në kategorinë e veprave që përbëjnë kushte për të mos u zgjedhur. 
Pra, logjikshëm, unë nuk mund të kem fshehur me qëllim një gjë që nuk më dëmtonte. Madje shikoni formularin dhe aty gjendet një dënim me gjobë edhe pse nuk ka qenë detyrim.

Për të gjithë ata që fërkojnë duart nga kjo situatë, kujtoj se gjobitja është bërë në vitin 2008, dhe në vitin 2015-2017 kur kam qenë deputet, unë i jam nënshtruar verifikimit në bazë të ligjit të dekriminalizimit, dhe kam rezultuar i pastër.

Edhe nëse ky rast do të përbëjë arsye për një rikontroll, shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar me çdo institucion ligjzbatues para të cilëve asgjë s’kam për të fshehur.

I gjithë ky sulm bëhet për të dekurajuar kolegët dhe koleget e tjera që janë në proces të marrjes së mandatit. Unë jam shumë i qetë dhe i përgjegjshëm për detyrën që kam.

Kujtojmë se Gjykata e Korçës e ka gjetur fajtor Shehun për tre vepra penale të cilat kanë të bëjnë me futjen e një automjeti në vitin 2003 pa paguar detyrimin e saktë doganor duke tentuar ta zhdoganonte në Degën e Doganës së Korçës me dokumenta të rreme, mjet të cilin Shehu e ka shitur një vit më vonë (Lexo këtu)

Kjo gjykatë vendosi ta dënojë Shehun me 60 000 lekë gjobë në total për tre veprat penale.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: dekriminalizimiSULM I LSIylli shehu
Pas

Video që pushtoi rrjetin u fshi me shpejtësi nga Facebook dhe YouTube, zbulonin arsyen pse…

Para

Edmond Tupe për kryeministrin Rama: Diktatorët nuk kanë kohë të lexojnë, mendojnë për të ardhmen e lumtur

Para
Edmond Tupe për kryeministrin Rama: Diktatorët nuk kanë kohë të lexojnë, mendojnë për të ardhmen e lumtur

Edmond Tupe për kryeministrin Rama: Diktatorët nuk kanë kohë të lexojnë, mendojnë për të ardhmen e lumtur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.