Zv/Kryeministrja Ledina Mandia, ka vizituar sot Grupin e Drejtimit dhe Koordinimit në DPPSh për menaxhimin e procesit zgjedhor.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, e informoi Mandian me ecurinë e zbatimit të masave deri në këto momente të marra nga Policia e Shtetit.
“Këtu aktualisht kemi një sistem elektronik të dizhitalizuar të të dhënave për vendosjen e policisë dhe mënyrën se si do të funksionojë kjo. Nëpërmjet këtij programi do të kontollojmë online duke marrë informacion në kohë reale edhe për qendrën e votimit më të largët.”, është shprehur Çako.
Nga ana tjetër, zëvendës ministrja tha se e sheh me shumë interes bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit me institucionet e tjera, për denoncimet për shit-blerje vote dhe menaxhimine tyre.
“Me Policinë e Shtetit kemi patur bashkëpunim në denoncimin e rasteve të ndryshme të cilat kanë ardhur nga subjekte elektorale por dhe qytetarë, që kanë pretenduar për raste shit-blerjeje të votës, apo të intimidimit të tyre, apo të presionit të ushtruar për të marrë në një mënyrë ose tjetër kartën e identitetit pra tentativë për të blerë votën.
Eshtë shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes institucioneve dhe zbardhja përmes referencave përkatëse të cilat pastaj i referohen organit të prokurorisë në qoftë se do të ketë raste. Pra unë e shoh me shumë interes këtë.”, tha Mandia. (D.D/shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2248″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]