18:10 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Mandija sqaron nëse vendi do të mbetet pa energji elektrike pas konfliktit PS-PD

19:50 | 03/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkarkimet nga puna/Zv. Kryeministrja Mandija kërkon hetim për drejtuesit e postës shqiptare

Zëvendëskryeministrja e qeverise teknike Ledina Mandija, me anë të një deklarate për media ka reaguar në lidhje me diskutimet për situatën energjetike. Mandija garanton miratimin e çdo projektvendimi të Këshillit të Ministrave që është përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

“Lajmi i transmetuar se ministrat “teknikë” janë bërë pengesë për furnizim me energji, çka ka detyruar qeverinë sot për ta blerë atë me kosto të lartë nuk është i vërtetë”, shprehet ajo.

 

Reagimi i plotë:
Duke marrë shkas nga një kronikë e transmetuar në median elektronike sipas së cilës ministrat “teknikë” kanë penguar blerjen e energjisë elektrike duke rrezikuar mosfurnizimin e vendit me energji elektrike, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik për sa më poshtë:

Ministrat të ashtuquajtur “teknikë”, të cilët nuk kanë pranuar të miratojnë vendimin në fjalë të Këshillit të Ministrave janë 4 nga 7 të tillë dhe kanë vepruar në mënyrë të tillë në bazë të vlerësimit individual që kanë bërë për këtë VKM, duke marrë në konsideratë dhe faktin që për VKM në fjalë nuk ishte marrë mendimi paraprak i detyruar nga Ministri i Drejtësisë referuar nenit 24 të Ligjit 9000/2003 dhe mendimi paraprak i Ministrit të Financave për shkak të prekjes së shumës së huasë së dhënë nga Banka Botërore. Sqarojmë se nuk ka pasur vendimmarrje të përbashkët mes ministrave “teknikë”.

 

Këshilli i Ministrave miraton vendimet me shumicë të thjeshtë. Konkretisht, neni 20, i Ligjit 9000/2003 “Për organizmin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave” parashikon se “Aktet e Këshillit të Ministrave miratohen me shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, me votim të hapur”. Rrjedhimisht, mosmiratimi i vendimit nga një pjesë apo qoftë edhe të gjithë ministrat “teknikë” nuk përbën pengesë për miratimin e këtij vendimi nga pjesa tjetër e ministrave që përbëjnë shumicën në Këshill të Ministrave.

Gjithsesi ndjejmë detyrimin të sqarojmë opinionin publik për arsyet e mosmiratimit nga 4 ministrat “teknikë” në fjalë.

Procedura për miratimin e VKM-së ishte jo transparente. Fillimisht VKM u dërgua për miratim pa relacion shpjegues. Pas kërkimit të relacionit në fjalë, ky u dërgua më vonë, por ishte tërësisht i paqartë në përmbajtje. Konkretisht, nuk kishte analizë të detajuar se përse ishin shteruar rezervat ujore në kaskadë çka diktonte gjendjen emergjente për prekjen e huasë së Bankës Botërore qëllimi parësor i së cilës është rimëkëmbja e sistemit energjetik shqiptar.

OSHEE në muajin maj 2017 duhej të kishte tenderuar energjinë elektrike për muajin pasardhës qershor 2017, çka nuk e ka bërë. Rrjedhimisht, mungesa në treg e energjisë së tenderuar është plotësuar nga KESH nëpërmjet shfrytëzimit rezervave ujore në kaskadë, përveç faktit që KESH gjithashtu eksportonte energji duke konsumuar edhe më shumë këto rezerva. Rrjedhimisht, bie poshtë argumenti se KESH ishte në kushte ku nuk mund të prodhonte energji për shkak të nivelit të ulët të rezervave ujore në rezervuar.

Pra, lajmi i transmetuar se ministrat “teknikë” janë bërë pengesë për furnizim me energji, çka ka detyruar qeverinë sot për ta blerë atë me kosto të lartë nuk është i vërtetë.

Zyra e zëvendëskryeministres, Ledina Mandija, gjatë kësaj periudhe garanton miratimin e çdo projektvendimi të Këshillit të Ministrave që është përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

(S.SH/Shuplaka)

 

Etiketa: mandijaPDps
Pas

Ngjela porosit Ramën: Autokracia nuk është më opsion

Para

Pas dorëheqjes së Vasilit, LSI gati për të zgjedhur kryetarin e ri. Zgjidhet data e Konventës

Para
Vasili jep dorëheqjen, shpjegon një e nga një arsyet pse Kryemadhi duhet të drejtojë LSI-në

Pas dorëheqjes së Vasilit, LSI gati për të zgjedhur kryetarin e ri. Zgjidhet data e Konventës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky: Pa presion ndërkombëtar mbi Rusinë, s’mund të ketë paqe të drejtë

Teatri Kombëtar i Operas në zi, ndahet nga jeta sopranoja e njohur

“BE është sulur me histeri ndaj SHBA-ve për sanksione ndaj nesh”, Lavrov: Rusia nuk do të pranojë qasjen “armëpushim dhe të shikojmë” për Ukrainën

EMRI/ Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, takim me përfaqësuesin e ICITAP-it amerikan

Arrestime dhe bastisje të grupi të dyshuar terrorist

52 vjet nga revolta e Spaçit, ish-të dënuarit kujtojnë ferrin

Këshilli i Sigurimit të OKB deklaratë të përbashkët: Izraeli të heqë bllokadën dhe të lejojë ndihmat humanitare

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

Kapet me 4.5 kg kokainë dhe armë/ Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Savona të Italisë, vlera e drogës shkon në 350 mijë euro

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.