Bujar Kapexhiu, një nga figurat më të njohur të artit dhe publicitikës ka mbajtur fjalim në manifestimin e thirrur sot nga Presidenti Ilir Meta.
Fjalimi i tij, ndoshta nga më të bukurit në gjithë këto kohë protestash ka ngritur peshë të gjithë të pranishmit në shesh.
“Të nderuar motra dhe vëllezer, bashkëatdhetarë, jemi mbledhur sot këtu për 2 vendime, 2 ide, 2 detyra.
Dua të them që sdo jem kurrë pjesë e një partie, ndaj sot nuk ka rëndësi nëse je demokrat,. socialist zogist apo ballist. Pikërisht në ato çaste vetëm për të mirën e Shqipërisë, të atdheut tonë.
Sot, jam me të gjithë dhe kundra të gjithëve.
Jam kundër atyre që tentojnë ta prekin, shkelin, apo falsifikojnë ligjin themeltar për interesa të ngushta personale të një personi apo një grushti personash.
Ne morëm më të keqen e diktaturës dhe nxorëm më të keqen e demokracisë.
Pse themi që kemi ngrënë 1 milion shuplaka e pse nuk themi keni marrë 1 milion puthje për fituesit?
Mallkuar kush shpiku shuplakat!
U bëj thirrje patriotëve dhe intelektualëve të mbrojmë atë që është e vërtetë, e drejtë, të mbrojmë kushtetutën. Të gjithë ata që jemi këtu e jashtë kufinjve jetojmë e marrim frymë për këtë vend.
Jemi vend demokratik me demokraci me gungë e çalamane, jemi vend i varfër i rrënuar dhe i sfilitur çdo ditë drejt boshllëkut dhe në çdo fushatë gënjehemi.
Ky vend është mbushur me pinokë e gënjeshtarë, ndaj ju bëj thirrje mos u gënjeni! E vërteta mbrohet vetëm nga gjoksi juaj, shpirti juaj po të jetë nevoja dhe nga grushti juaj.
Të gjithë së bashku të veprojmë me të vërtetën, dhe kushtetutën.
Politikanë të të gjithë ngjyrave, të gjatë apo të shkurtër, injorantë e bastardë hajdutë e kriminelë, të tërhiqen ndryshe do të përballen me zemërimin e sovranit, të na lënë të lirë e të jetojmë në këtë vend ku lindëm e duam të vdesim.
Në këtë podium sot është Ilir Meta, dikur ishte Sali berisha, Edi Rama, Lulzim Basha pikërisht ndoshta për këtë arsye për të mbrojtur demokracinë.
E unë sot kam një ëndërr… Kam një ëndërr për një vend kur shqiptarët nuk i japin shuplaka njëri- tjetrit.
Sa bukur do të ishte sikur sot kur të kthehemi në shtëpi të bëjmë një premtim në heshtje: Unë nuk do të godas, unë nuk do të godas, unë nuk do të godas.
Po le të mblidhemi të gjithë se bashku kështu siç jemi për veten, për fëmijët tanë, për Kushtetutën, për Shqipërinë“, tha Kapexhiu nën mijëra thirrje.
Mijëra njerëz janë mbledhur sot në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” pas thirrjes së Presidentit Ilir Meta për mbrojtjen e Kushtetutës dhe ndalimin e rrënimit të shtetit ligjor dhe kapjes së institucioneve të pavarura nga mazhoranca aktuale socialiste.