Berisha:Pra, besoj se sikur të ishte xhiruar në një film demonstrativ.
Rast si ky, duhet të falënderoj ata që e gjetën nëpërmjet videove.
Pra, kemi të bëjmë me një dëshmi flagrante të nxjerrjes së fletës së parë dhe ai që vjen me atë fletë, ai e hedh atë në kuti, ajo është e mbushur dhe fletën e vet e merr, del jashtë dhe ia jep tjetrit.
Kështu me radhë garantohet rezultati.
Të gjithë detyrohen të votojnë fletën e mbushur.
Nxjerr fletën bosh ai…
Nuk besoj se lë më shteg për dyshimin më të vogël përdorimi i Trenit Bullgar në këto zgjedhje si njëri nga mekanizmat e falsifikimit të rezultatit në farsën elektorale.