23:56 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Manja: Dixhitalizimi i sistemit gjyqësor, një ndër investimet më të mëdha që kemi ndërmarrë! Në 2027, mikpresim Kongresin Botëror të Drejtësisë

11:05 | 09/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Manja: Dixhitalizimi i sistemit gjyqësor, një ndër investimet më të mëdha që kemi ndërmarrë! Në 2027, mikpresim Kongresin Botëror të Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në fjalën që mbajti në Konferencën e Kryetarëve të Gjyqtarëve që po mbahet në Vlorë, përmendi reformën në drejtësi, teksa tha se që nga nisja e saj, qëllimi ka qenë që përmes saj, të rikthehet besimi te publiku për sistemin e drejtësisë.

Kjo konferencë tha ministri zhvillohet në një moment të veçantë për vendin pasi në vitin 2027 do të mikpresë Kongresin Botëror të Drejtësisë. Përmendi gjithashtu se Shqipëria ka ndërmarrë një investim të madh në dixhitalizimin e sistemit gjyqësor përmes ngritjes së Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS).

“Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë ka siguruar planifikimin e duhur buxhetor afatmesëm (për shumën totale 1,059,950 mijë lekë (10,75 milion Euro)) dhe janë siguruar fondet e duhura në Buxhetin e vitit 2025 për të siguruar implementimin dhe financimin e plotë të këtij Sistemi për gjyqësorin shqiptar. Ky investim, së bashku me mbështetjen mbi 7.5 milion Euro nga Bashkimi Evropian dhe mbi 1.8 milion Euro nga Suedia, sigurojnë që brenda pak vitesh i tërë sistemi i drejtësisë të shërbehet nga sisteme moderne dhe të jetësojë e-Drejtësinë (Drejtësinë Digjitale), me impakt të drejtpërdrejt për publikun shqiptar.”, tha ministri.

Fjala e plotë: 

Është një nder i veçantë për mua, si Ministër i Drejtësisë të përshëndes në emër të Këshillit të Ministrave këtë Konferencë të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohet në qytetin e bukur të Vlorës, djep i pavarësisë shqiptare dhe tashmë një qendër e rëndësishme e reflektimit mbi drejtësinë.

Falënderoj Gjykatën e Lartë të Shqipërisë dhe Institutin CEELI për organizimin e kësaj ngjarjeje që mbledh së bashku mendje të ndritura të sistemit gjyqësor ndërkombëtar. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndarë përvoja, për të reflektuar mbi sfidat e përbashkëta dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes juridiksioneve.

Të nderuar të pranishëm,

Temat që do trajtohen në këtë konferencë janë më aktualet dhe më thelbësoret për funksionimin e një shteti të së drejtës, efikas dhe të besueshëm.

Së pari, besimi i publikut në gjyqësor është themeli i çdo sistemi demokratik. Reforma jonë në drejtësi, e nisur mbi 10 vjet më parë në 2014, ka pasur si objektiv pikërisht rikthimin e këtij besimi, përmes një pastrimi të sistemit dhe rritjes së transparencës, integritetit dhe profesionalizmit në gjykata dhe prokurori. Kjo qe pikënisja e procesit të ‘vettingut’, ku u krye rivlerësimi kalimtar i mbi 800 gjyqtarë e prokurorë dhe që përfundoi suksesshëm në nëntor të vitit të kaluar.

Së dyti, diskutimet mbi marrëdhënien mes juridiksionit vendas dhe atij ndërkombëtar është kyç, sidomos për vende si Shqipëria, që synojnë integrimin evropian dhe mbështeten në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të gjykatave evropiane dhe më gjerë. Ministria e Drejtësisë si institucioni kyç në marrëdhëniet juridiksionale në fushën civile dhe penale, bashkëndan besimin se ndërveprimi mes juridiksioneve duhet të jetë harmonik, në shërbim të qytetarit dhe të drejtësisë universale.

Së treti, fokusi në përdorimin e mjeteve dixhitale për një drejtësi më efikase është në përputhje të plotë me përparësitë tona strategjike, duke zënë një vend kyç në Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030, të udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë me pjesëmarrjen aktive të të gjitha institucioneve dhe aktorëve në fushën e drejtësisë dhe të miratuar në Dhjetor 2024.

Dua të theksoj me krenari se Shqipëria ka ndërmarrë një ndër investimet më të mëdha në dixhitalizimin e sistemit gjyqësor përmes ngritjes së Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS). Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë ka siguruar planifikimin e duhur buxhetor afatmesëm (për shumën totale 1,059,950 mijë lekë (10,75 milion Euro)) dhe janë siguruar fondet e duhura në Buxhetin e vitit 2025 për të siguruar implementimin dhe financimin e plotë të këtij Sistemi për gjyqësorin shqiptar. Ky investim, së bashku me mbështetjen mbi 7.5 milion Euro nga Bashkimi Evropian dhe mbi 1.8 milion Euro nga Suedia, sigurojnë që brenda pak vitesh i tërë sistemi i drejtësisë të shërbehet nga sisteme moderne dhe të jetësojë e-Drejtësinë (Drejtësinë Digjitale), me impakt të drejtpërdrejt për publikun shqiptar.

Të nderuar miq,

Kjo konferencë zhvillohet në një moment të veçantë për Shqipërinë, e cila në vitin 2027 do të jetë mikpritëse e Kongresit Botëror të Drejtësisë, ngjarjes më të rëndësishme në rang global për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës, që mbledh së bashku krerët e gjykatave kushtetuese, gjykatave të larta dhe profesionistë të drejtësisë nga e gjithë bota për diskutime të thelluara mbi temat më të rëndësishme dhe themeltare. Ky është një vlerësim për progresin tonë dhe një përgjegjësi për të ecur përpara me përkushtim.

Ju ftoj që këto ditë në Vlorë të shërbejnë si një platformë për diskutime të thella dhe konkrete, për të ndarë praktika të mira, dhe për të ndërtuar sinergji që i shërbejnë drejtësisë, qytetarëve dhe demokracisë.

Pas

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska, dyshohet si i përfshirë në korrupsion! Sekuestrohen 45 mijë euro

Para

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

Para
Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

 



Të Fundit

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë me përgatitjen e takimit të nivelit të lartë

Shqipëria bën “vetëvrasje” në Letoni, Botërori vështirësohet në maksimum

Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç,

Trump, ‘gati të përdorë pushtetet kundër protestës kundër dëbimit të emigrantëve’, plani për të dërguar 9 mijë migrantë drejt Guantanamos

Sulmi në Austri/ Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së vajzës nga Kosova që ndodhe në shkollën e Graz

Vendasit gjejnë rrjetën, ndëshkohemi në fundin e pjesës së parë

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

Shënon Shqipëria, kuqezinjtë në avantazh ndaj Letonisë

Super-Strakosha, portieri kuqezi pret një 11-metërsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.