Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka cilësuar si të gabuar operacionin e Policisë për kapjen e mjetit “Toyota Yaris” me milionat e eurove pasi sipas tij duhet që të ndiqeshin lëvizjet e mjeteve derisa të mbërrinin tek pronari i parave.
Manjani e ka krahasur me operacionin e Maminasit ku u kapën 613 kg kokainë por që pronari i kontejnierit ku u gjet droga arriti të largohej.
Sipas Manjanit ky nxitim bëhet për të fshehur pronarët e atyre parave. Ai shprehet se policia po mbron kriminelët.
Kujtojmë që në mjetin “Toyota Yaris” u sekuestruan 3.4 milionë euro dhe 80 mijë franga. Për këtë Policia ka shpallur në kërkim shtetasit Elvis Vladi dhe Alfred Vladi me origjinë nga Dibra, që janë dhe porositësit e mjeteve.
Postimi i plotë i Manjanit:
Edhe operacioni i kapjes së Toyotave me euro brenda, është profesionalisht jo korrekt! I gabuar madje!
Njësoj si kokaina e Maminasit…
Policia duhej të ndiqte lëvizjet e mjeteve derisa të mbërrinin tek pronari i parave. Aty duhej bërë arresti në flagrancë dhe bllokimi i parave e mjeteve të transportit! Këahtu punon çdo polici në perëndim!
Nxitimi për të kapur Eurot, pas informatave të të huajve, bëhet për të fshehur pronarët e atyre parave!
Qartësisht pronari/rët mbrohen nga shteti! Ndaj ska se si ti kapë policia!
Policia e Shqipërisë mbron kriminelët!
(B.H/Faxweb)