Ish- ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shprehur shqetësimin e tyre për çështjen e votimit pas deklaratës së fundit në Kuvend ditën e djeshme të ministrit të Shqiptarëve jashtë Kufinjve Pandeli Majko, i cili ka thënë se do të behej e mundur që emigrantët të votonin në Shqipëri.
“Si mund të mendojnë për votimin e emigrantëve kur ende nuk është zgjidhur votimi i atyre që kanë mbetur këtu?! Çfarë farse!!”, shprehet ish-ministri Ylli Manjani.
Kujtojmë që Ylli Manjani ka deklaruar përpara pak kohësh se do të tërhiqej nga jeta e tij politike dhe do ti përkushtohej profesionit të tij, atë të avokatit. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post