Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se e majta dhe e djathta janë fjalë boshe pasi sipas tij komunistët e viteve ‘90 u ndanë nëpër parti dhe u vetshpallën të majtë e të djathë thjesht për të futur njerëzit në llogore.
“Në politikë nuk ka palë,por thjesht lojtarë dhe tifozë. Kush nuk do Rilindjen është opozita! Të tjerat janë kot”, u shpreh Manjani.
REAGIMI:
E majta dhe e djathta janë fjalë boshe! Komunistët e viteve ‘90 u ndanë nëpër parti dhe u vetshpallën të majtë e të djathë thjesht për të futur njerëzit në llogore. Në politikë nuk ka palë,por thjesht lojtarë dhe tifozë. Kush nuk do Rilindjen është opozita! Të tjerat janë kot! (J.V/Faxweb)