Ylli Manjani ka raaguar përsëri pas fitores së PS në zgjedhje.
Manjani ka deklaruar se tani është koha për një fazë të re politike sepse sipas tij nuk ka më ndarje në të majta dhe të djathtë.
”kush është me qeverinë dhe kush ështe kundër saj, këtu fillon dhe organizimi i ri politik në vend”, thotë Manjani.
REAGIMI I PLOTË:
fazë e re në politikë
——-
Rrjeshtimi tradicional i partive, majtas dhe djathas ka përfunduar. Në fakt nuk ka qenë ndonjëherë e majta apo e djathta ideore apo programore. Por pas këtyre votimeve ndarja tradicionale e majte apo e djathte nuk funksionon më.
Realiteti politik dikton vetëm një ndarje qeveria (Edi Rama dhe grupi i tij i bisnesit politik), nga njera anë dhe fronti i grupimeve politike dhe jo vetëm që i qëndrojnë përballë qeverisë!
Ideologjitë tradicionale mbi të majtën e të djathën tashmë kanë rënë përfundimisht! PS nuk është më mbartëse e të majtës, por thjesht e grupit politik e financiar që njihet me emrin Rilindje.
As partitë e tjera nuk mbartin ndonjë ideologji apo program tipik te majtë apo të djathtë. Ato janë tashmë grupe pragmatike që improvizojnë politika sipas nevojës.
Në këto kushte ka vetëm një ndarje të madhe: kush është me qeverinë dhe kush ështe kundër saj! Këtu fillon dhe organizimi i ri politik në vend.
Pa dyshim që anti qeveritarët janë më të shumtë në numër, por për shkak të përçarjes larguan elektoratin dhe legjitimuan Rilindjen në krye të qeverisë.
160 000 votat që munguan në këto zgjedhje i dhanë Rilindjes të paktën 10 mandate më shumë, për të njëjtën sasi votash që mori në 2013! Largimi intyre nga votimi solli pushtetin absolut të Ramës.
Prandaj është detyrë urgjentë e grupimeve anti qeveri që të ndërtojnë një FRONT TË GJERË OPOZITAR!
Shqiptarët opozitarë janë më shumë se Rilindja. Kjo është i sigurtë! Partitë, shoqatat, grupime të tjera duhet të bashkohen, nëse duan të mos lejojnë vendosjen e Diktaturës.
Kjo është imperativ! PD dhe LSI më së pari duhet të jenë dy forca që krahas riorganizimit të tyre të brendshëm, të ngjizin së bashku Frontin e Opozitës. Kjo duhet bërë edhe me parti të tjera pavarsisht peshës elektorale në votimet e Rikindjes! LIBRA, PDS dhe grupime të tjera duhet të jenë në këtë front të përbashkët!
Nëse opozitarizmi ngelet i përçarë, Rilindja do ta ketë rrugën e lirë të sundojë, për të qeverisur nuk bëhet fjalë!
Bashkimi bën fuqinë! Përçarja shkatërron Shqipërinë! Fronti opozitar nuk ka nevojë për përjashtime, por për të gjithë që rrefuzojnë Rilindjen!
Të qenit majtas apo djathtas nuk ka asnjë kuptim, kur Rilindja sundon! Vendi ka nevojë për denoncim por edhe për rezistencë të fortë! Ka nevojë për veprim të fortë dhe proporcional ndaj vendimeve të rilindjes!
Hashashi pritet të rikthehet edhe më fort se më parë! Koncensionet do vijojnë të fusin njerëzit në borxh. Dhuna pritet të shtohet dhe liritë e të drejtat do të kufizohen.
Aksioni opozitar do ngjisë shumë shpejt nëse ka bashkim forcash dhe reagim masiv në territor! Jo vetëm në parlament!
Prandaj duhet bashkim opozitarësh! Ky është akti i parë serioz i opozitarizmit!
Sa më shpejt aq më mirë!
(B.H/Shuplaka)