00:27 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Manjani flakë për flakë me Lamen: Ske ç’ti bësh gomarit dhe i bie samarit

19:51 | 20/07/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Manjani flakë për flakë me Lamen: Ske ç’ti bësh gomarit dhe i bie samarit

Menjëherë pas reagimit të Artan Lames, lidhur me shkrirjen e zyrës së ALUIZNIT në Berat pas shkarkimit të drejtorit të këtij institucioni, Ylli Manjani ka sërish disa fjalë për të.

Ish-ministri i Drejtësisë i përgjigjet Lames se hallin e ka tek “plaka mediatike”, duke iu referuar të moshuarës 80-vjeçare, e cila ankohej se nuk i jepej leja e legalizimit. Mirëpo Manjani kujton se çështja e të moshuarës shkakton konflikte me fqinjët.

“Por hallin e kam tek ajo “plaka mediatike”. Ti e di shumë mirë që zgjidhja e hallit të saj shkakton halle tek fqinjët e saj! Ndaj dhe samari (pra zyra e ALUIZNIT) kish hezituar të çelte një sherr ndërmjet fqinjësh! Kishte një letërkëmbim të gjatë kjo çështje. Kishte dhe letra të firmosura nga ti.. Pra plakën nuk e kishit lënë pa përgjigje. Por halli i saj mediatik bëri që ato letrat të shumëzoheshin me zero.

Plaka u be mediatike, sepse ajo u përdor si standart i degjenerimit të shtetit në publik. Udhëheqësi, që e paçi sa malet, e bëri atë plakë kavje mediatike për të parë se sa e mbajnë nervat nënpunësin ligjzbatues! Dhe në fakt nuk e mbajtën, duke treguar se sa e madhe është vrima e çorapit që ka krijuar partia-shtet në administratë.”, është përgjigjur Manjani.

Kujtojmë se pak më herët, Lame shprehej se çështja nuk kishte marrë këtë zgjidhje, për shkak të mediatizimit të historisë së të moshuarës.

“Ylli,
Plaka nuk ishte mediatike, përkundër, e bënë mediatike, se ishte çështje në interes të të gjithëve. Plaka nuk na bëri çorap, përkundër, vuri në dukje vrimat në çorapet e shtetit.
Dhe po i deshe vrimat, ça t’i them unë.”, shkruante Lame mes të tjerash.

REAGIMI I PLOTË I MANJANIT

Një përgjigje për Lamen dhe jo vetëm.
——–
Lame, 
Je pak konfuz në arsyetim! Më lë të kuptoj se “ske çti bësh gomarit dhe i bie samarit”! Bjeri atij të shkreti gomar ndonjëhere, siç bëje dikur! Mos më nxirr arësye për këtë!

Nejse, fundja bjeri kujt të duash edhe samarëve që kanë vënë partitë (PS e para) në administratë! Ti e di që unë jam gjithmonë kundër samarëve që vetëm mbrojnë gomerët që i vënë se për tjetër punë nuk janë!

Por hallin e kam tek ajo “plaka mediatike”. Ti e di shumë mirë që zgjidhja e hallit të saj shkakton halle tek fqinjët e saj! Ndaj dhe samari (pra zyra e ALUIZNIT) kish hezituar të çelte një sherr ndërmjet fqinjësh! Kishte një letërkëmbim të gjatë kjo çështje. Kishte dhe letra të firmosura nga ti.. Pra plakën nuk e kishit lënë pa përgjigje. Por halli i saj mediatik bëri që ato letrat të shumëzoheshin me zero.

Plaka u be mediatike, sepse ajo u përdor si standart i degjenerimit të shtetit në publik. Udhëheqësi, që e paçi sa malet, e bëri atë plakë kavje mediatike për të parë se sa e mbajnë nervat nënpunësin ligjzbatues! Dhe në fakt nuk e mbajtën, duke treguar se sa e madhe është vrima e çorapit që ka krijuar partia-shtet në administratë.

Ti dhe unë ndajmë të njëjtën shkollë të shtetformimit dhe zgjidhja e hallit në media nuk është shtetformim por shtetdhunim!

Pa dyshim që ti je dakort me këtë.

Të kthehem tek rasti i zyrës, shkruan se i kishe “tërhequr vëmendjen zyrës”?!! Vemendja i tërhiqet drejtuesit more, jo ndërtesës e as kolektivit!!! 
Pergjegjësia ligjore është individuale jo kolektive!!

Përgjegjësia quhet kolektive, kur zbulohet ndonje grup kriminal i strukturuar!!! E jo për të justifikuar drejtorin hajt ti biem zyrës!

Përgjegjësitë kolektive janë syndroma të këqia, ti më mirë se kushdo e di! Sa raste nga historia e komandatit ke rrefyer me përgjegjësi kolektive?!

Është e keqe kjo gjë o Lame! Shumë e keqe! Unë nuk të akuzoj ty si ndjekës i komandatit, por praktika që ke firmosur i shërben vetëm kultit të udhëheqësit, nga i cili ke ditur edhe të ndahesh.

Dhe më në fund, vrimat e çorapeve të administratës do mbyllen vetëm duke i hequr asaj çorapet politike dhe duke i veshur corapet e më të diturve, të mençurve, punëtorëve dhe shërbyesve të përgjegjshëm! Nësëe çorapet politike të derisotme do ti zëvendësoni me çorape të reja të që i sjell partia e vetme që qeveris, skeni mbyllur asnje vrimë, por keni krijuar një gropë! Hoqët tepsinë por krijuat govatën! Natyrisht nuk je ti autori i saj, por nuk dua që tē jesh kontribuesi!

Fillimi është i keq! Drejtorët e rinj që po emëroni (ende jo ti) janë supër politikë! Besnikë jo thjesht të partisë por të udhëheqësit!

E që të mos e zgjas më, këshilla ime për ty është të kthehesh tek shtetari! Nuk bëhesh populist ti! Nuk të shkon!

Të përshëndes, (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Artan Lameylli manjani
Pas

“Jam nga Kosova e Shqipërisë”, gazetari grek-Hasit: Jeni gabim, Kosova është e Serbisë

Para

“Franca ultimatum Ramës për të ndalur vërshimin e azilantëve, dërgon me urgjencë në takim Bushatin”

Para
“Franca ultimatum Ramës për të ndalur vërshimin e azilantëve, dërgon me urgjencë në takim Bushatin”

"Franca ultimatum Ramës për të ndalur vërshimin e azilantëve, dërgon me urgjencë në takim Bushatin"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.