20:53 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Manjani i kundërvihet Ramës për marrëveshjen e detit: Lexo Kushtetutën, or ti!

13:35 | 05/10/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas puçit kushtetues, Ylli Manjani revoltohet me atë që bëri ”kryeujku” në errësirë

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani me anë të një reagimi në rrjetet sociale i është kundërvënë kryeministrit pas deklaratës së këtij të fundit për marrëveshjen e detit e cila sipas Ramës miratohet pa qenë nevoja e krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Manjanit kryeministri duhet të lexojë kushtetutën pasi parlamenti nuk mund të ratifikojë dot marrëveshje me Greqinë, pa dhënë PARAPRAKISHT verdiktin Gjykata Kushtetuese.

Lexo Kushtetutën, or ti!
——————
Edi Rama është Kryeministri që refuzon të njohë e të zbatojë Kushtetutën e Republikës.

Nuk është një gjë e pa njohur, pa dyshim.

Deklarimi i tij se “… marrëveshja e detit me Greqinë, miratohet në Parlament pa qenë nevoja e krijimit të Gjykatës Kushtetuese..” është ftesë për puç Kushtetues.

Nuk ka nevojë të jesh jurist, por thjesht të kesh sy në ballë dhe pak vemendje për të lexuar nenin 131, pika b të Kushtetutës, për të kuptuar sa rëndë është Kryeministri.

Ky nen thotë:
“Gjykata Kushtetuese vendos për:
a)……..
b) papajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare para ratifikimit të tyre;
c)……
……..”

Pra siç mund të kuptohet fare lehtë, Parlamenti nuk mund të ratifikojë dot marrëveshje me Greqinë, pa dhënë PARAPRAKISHT verdiktin Gjykata Kushtetuese.

Pra nuk mund të ketë depozitim ankesash në Kushtetuese dhe gjykim post fakt, siç sugjeron Kryeministri!

Jooooo!

Duhet të ketë gjykim Kushtetues para se parlamenti të vendosë!

Kjo është Kushtetuta e Republikës dhe jo Opinion, siç thotë Kryeministri.

Ndaj them se ai deklarim publik i Tij mbrëmë nuk ka lidhje me Kushtetutën.

Gjithmonë kjo procedurë do të duhet të zbatohet nëse Presidenti i Republikës do të autorizojë nënshkrimin e asaj marrëveshje…

Por kjo është temë tjetër, gjithashtu kushtetuese.

Pas

Përfundon seanca gjyqësore për shqyrtimin e çështjes “Veliera”, ja kur pritet të merret vendimi

Para

Emri/ Arrestohet doganieri në Tiranë, mori euro në këmbim të…

Para
Operacioni në Shkodër, reagon Prokuroria: Janë gjetur prova materiale!

Emri/ Arrestohet doganieri në Tiranë, mori euro në këmbim të...

Discussion about this post

 



Të Fundit

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon numrin e gjelbër për denoncimin e krimeve zgjedhore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.