Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh kundër përfshirjes së presidentit në fushatë.
“Futja e Presidentit në fushatë!!” B.Nishani nuk po bën fushatë për askënd! I. Meta është President me 24 Korrik. As kaq nuk e dinë?!!”, reagon Manjani.
Pas votimit të emrave të gjyqtarëve dhe komisionerëve për Vettingun sot në Parlament, kryeministri Edi Rama tha se një gjë e ka bërë të çuditshme fushatën dhe ajo është futja e presidentit në Parlament.
”Ajo që e ka bërë fushatën të çuditshme, është futja e presidentit në fushatë, unë nuk dua të bëj komente për këtë se fokusi janë njerëzit në këto ditë të mbetura. Po të donim më shumë pushtet për vete, s’do ishim këtu!”, ishin fjalët e Ramës gjatë një deklarate për mediat, pas Kuvendit. (D.D/Shuplaka)