Deklaratat dhe kundërdeklaratat janë bërë kaq të zakonshme në vendin tonë sa mjafton të kesh një mikrofon përpara ose edhe celularin e të poshtosh në rrjetet sociale.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i është përgjigjur kryetarit të Komisionit të ligjeve për deklaratat e tij në ‘’Top Story’’.
Fatmir Xhafaj sulmoi mbrëmë ish-ministrin Manjani për deklaratat e tij se reforma në drejtësi është shkruar keq.
Ai tha se Manjani dhe disa eksponente të LSI-së flasin sipas orekseve të ditës. Ai madje ka lëshuar kritika edhe për LSI-në, e cila sipas tij për reformën bën deklarata vetëm në TV dhe me shkresa zyrtare, pa u konsultuar më parë.
“Nuk di te me kenë kërkuar ndonjëherë ndonjë sqarim apo asistencë dhe të mos u jem perjgigjur. Unë, me kërkesat e LSI-së jam njohur përmes TV dhe ndonjë shkrese. Brenda koalicionit ata nuk reagojnë”, tha Xhafaj.
Ndërkohë që nuk ka vonuar përgjigja e Manjanit duke e konsideruar Xhafajn si të shkuarën.
‘’Fatmir Xhafaj ishte dhe është e shkuara! Nuk më ka shkuar kurrë ndërmend të konsultohem me të shkuarën, as ti çoj lule despotit të rradhës’’, ka shkruar Manjani. (E.K/SHUPLAKA)