20:33 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Manjani: Jam për krijimin e një force policore dhe ushtarake, ja pse

21:11 | 22/01/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklarata e Lu, Manjani reagon nga Sllovenia: Të mos luhet “ping-pong”

Në një intervistë për portalin “ypi.al”, i gazetarit Edison Ypi, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur për atë që është një nga temat e nxehta të përhershme në Shqipëri: Korrupsionin!

Sipas Manjanit, në kohën e Enver Hoxhës ka pasur më shumë korrupsion se sa sot.

Në intervistë, Manjani flet edhe për reagimet që mori kur propozoi futjen e ushtrisë në veprim për luftën kundër hashashit.

Në këtë kuadër ai propozon krijimin e një force policore dhe ushtarake që të kontrollojë territorin jo urban.

“Jam për krijimin e një force policore dhe ushtarake që të kontrollojë territorin jo urban. Franca ka xhandarmerinë, Italia ka karabinierinë. Një gjë të ngjajshme duhet ta krijojmë dhe ne”, shprehet Manjani.

Pjesë nga intervista:

Pse vret, vjedh, rreh, korrupton apo korruptohet, sot shqiptari?

Shqiptari sot vret më së shumti për larje hesapesh. Edhe vrasjet në familje ashtu justifikohen, “ma bëri borxh”…Hajduti vjedh për nevojë por edhe për sport.Rreh për egoizëm ose për dominancë. Shpesh rrahja shoqërohet me shprehjen “ça ke qe sheh”. Korrupsioni si bakshish ka qenë gjithmonë në kohë të vështira. Në kohën e kurvit ka pasur më tepër korrupsion se sot. Sot është sofistikuar sipas metodave perëndimore dhe masivizuar sipas traditës sonë të bakshishit! Pra shqiptari të korrupton si shqiptar dhe korruptohet si perëndimor!

A ka në Shqipëri më pak apo më tepër krim se fqinjët ballkanikë?
Nuk e di si është situata kriminale në vendet e tjera në rajon, por kemi ende shumë krim. Për fat të keq disa krime tek ne gjejnë përhapje. Canabis psh është bërë shumë i rrezikshëm sepse kriminalizon shoqërinë. Krimet e tjera të “individualizuara” janë me mjete që krijojnë makbritet! Sopata, druri, thika por edhe vaji i djegur janë mjete krimi, krahas armës së zjarrit. Krimi në familje gjithashtu është makabër.

A ka një hartë apo gjeografi të përhapjes, dendësisë, arsyeve, të krimit ?
Mendoj se thënia “fukarallëk maskarallëk” është ajo që përcakton hartën e krimit. Kur themi fukarallëk kam parasysh më së pari fukarallëkun mendor. Në zona të caktura ka edhe specifikë: në malësi, për shembull, krimi ka shumë zhurme sepse duhet dhënë mesazhi në mixhlis. Në zona urbane është silencioz dhe i sofistikuar. Në bregdet i egër si në tokë ashtu dhe në det të hapur.

Si mund të mbrohen qytetarët nga rrugaçëria, shqetësimet, bezdisjet, që vijnë prej tyre? A funksiononin ankimi në polici?

Mbrojtja e qytetarëve nga sulmi që ju bëhet jetës shëndetit, familjes apo pronës kryher nga policia.
Ankimi me polici funksionon. Vijueshmëria e trajtimit të mëtejshëm të ankimit jo dhe aq. Ka dy momente që duhet ti zgjidhim më mirë: së pari në polici duhet të kemi më shumë prezencë të shërbimit të ndërmjetësimit. Ky shërbim ndihmon në zgjidhjen e disa mosmarrëveshjeve të vogla me pajtim. Shpesh mosmarrëveshjet e vogla përfundojnë në krime të mëdha. Së dyti, policia duhet të ndërhyjë menjëherë edhe kur dikujt i cenohet prona! Mjafton të provosh që je pronar dhe policia duhet të largojë menjëherë nga prona dhunuesin. Sot policia të thotë “shko me gjyq”. Nuk është normale!

A janë shqiptarët bashkëpunues me Drejtësinë?
Me drejtësinë jo dhe aq. Traditë e vjetër kjo. Me pushtetin po. Do ishte më e dobishme të kishte më shumë bashkëpunim me drejtësinë sesa me pushtetin politik. Megjithatë kjo nuk mund të na çojë në zgjidhje të “rrezikshme” që propozohen në disa nene të reformës, ku me një dëshmitar anonim, të dënosh dikë tjetër. Kjo është e papranueshme. Jetojmë në kohën e shkencës ekzakte, e cila ofron prova bindëse, shumë më bindëse se subjektivizmi i dëshmitarëve, aq më tepër anonime.

Të mbeti qejfi që nuk e futën e ushtrinë ta bënte zap hashashin?

Kam thënë që duhet të ndahemi nga hashashi dhe këtë duhet ta bëjmë me çdo mjet, edhe me ushtri po qe nevoja. Më mbeti qejfi për reagimet mohuese të fenomenit dhe për futjen ose jo të ushtrisë. Jam për krijimin e një force policore dhe ushtarake që të kontrollojë territorin jo-urban. Franca ka xhandarmerinë, italia ka karabinierinë. Një gjë të ngjajshme duhet ta krijojmë dhe ne. Sidoqoftë jam i kënaqur që tashmë të gjithë e pranojmë se fenomeni ekziston. Tani do na duhet të bllokojmë mbjelljet e reja. Nëse do fillojnë mbjelljet masive atëherë jo vetëm s’kemi bërë asgjë, por do ecim në rrugë që nuk kthehemi dot kollaj mbrapsht. Të mos harrojmë se po hyjmë në periudhë zgjedhore dhe hashashi mumd të ndikojë jo pak në to.

Më herët, ministri Ylli Manjani ishte shprehur se për luftën kundër kanabisit duhet të ndërhyjë edhe ushtria, ide që u hodh poshtë nga ministrat Saimir Tahiri dhe Mimi Kodheli. (A.R/SHUPLAKA)

 

Etiketa: drejtesiaKanabismanjanipolicia
Pas

Përdhunojnë gruan dhe hedhin videon LIVE në Facebook, policia ndërpret transmetimin

Para

Itali, Antimafia përjashton ekipin e futbollit nga të gjitha aktivitetet

Para
Itali, Antimafia përjashton ekipin e futbollit nga të gjitha aktivitetet

Itali, Antimafia përjashton ekipin e futbollit nga të gjitha aktivitetet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

Politico: Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

Trump kërcënon Kaliforninë me ndërprerje fondesh pas pjesëmarrjes së sportistes transgjinore në garat e femrave

Hetime për krime zgjedhore në Elbasan/ Kontrolle në banesën e një biznesmeni, gjenden para

Kërcënim global për shëndetin, epidemitë rikthehen për shkak të rënies së programeve të vaksinimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.