22:42 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Manjani këshillon: Sharja juaj një hiç me xhufkë, kursejini e bëhuni të mençur

09:32 | 07/04/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Manjani me mesazh të fortë: I burgosuri s’mund të bëhet gardian. Partitë politike të nisin “riciklimin”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka këshilluar këtë mëngjes të gjithë ata që shajnë, që nuk duan të shikojnë e mendojnë por vetëm të shajnë dhe ata që paguhen për të sharë e që sipas tij duhen dënuar.

Ky reagim i tij vjen pas deklaratave të forta bërë kryesisht nga deputetë të ndryshëm të partive kundërshtare, por edhe mes atyre në këtë koalicion qeverisës.

Duke iu drejtuar këtyre kategorive, ai shprehet se sharjet e tyre janë një hiç me xhufkë, baltë e shkumë e çuar dëm, e nuk duhet të harrojnë që nuk kanë asgjë në dorë. Duke iu uruar shëndet mbi të gjitha, ai thekson që të mos çuditen nga kundërpërgjigja e lirisë së tjetrit.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Sa keq!

Kursejini sharjet ndaj njeri-tjetrit për politikë, o njerez! Baltë e shkumë e çuar dëm dhe e destinuar të pastrohet nga ju që e lëshoni!

Vendimet nuk i merrni ju që shani. I marrin të tjerët në emrin tuaj. Doni të shfryni, bëjeni por, mos mendoni se ju pyesin!

Nuk ju kanë pyetur asnjëhere. Por ju që mendoni se duke sharë dikë me fjalë rrugaçërie, i shërbeni partisë ku militoni, e keni gabim! Partia ju lë në baltë.

Prandaj bëhuni më të mënçur sesa thjesht sharës! Kthejeni të sharën në mendim dhe mendimin shpreheni në VOTË! Është më mirë kështu!

Ju që doni të shpreheni, mundohuni ta ktheni të sharën në mendim kritik mbi idetë e mendimet e hedhura. Provojeni se do ndjeni me shumë kënaqësi!

Ju të tjerët që nuk doni të shikoni, dëgjoni e aq më pak të mendoni, por thjesht doni të shani, jepini! Shani se jeni të pa shpresë!

Ndërsa ju që paguheni nga taksat për të shërbyer dhe bëheni sharës me pagesë, duheni dënuar! Shefat tuaj të parët, por edhe ju burracake e parazitë!

Në fund të fundit, ju sharësit, jeni shumë pak! Sharja juaj është një hiç me xhufkë! Ata që dalin në publik dhe flasin nuk ju llogarisin! Ju konsiderojnë MJERANË e militantë të pa shpresë!

Të sharë të mbarë! Por mos harroni: nuk keni asgjë në dorë! Nëse doni të keni gjë në dorë (madje edhe duart tuaja), mendoni më mirë!

Më në fund farë bëni çtë doni, si njerëz të lirë! Por mos u çudisni nga kundërpërgjigja e lirisë së tjetrit!

Shendeti mbi të gjitha!

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: keshilleylli manjani
Pas

“Ajajaj”, Rama përshëndet shqiptarët me “lajmin e shumëpritur për Shqipërinë që duam”

Para

Lajm i mirë për Kombëtaren, Starkoshës do t’i besohet porta e Lacios deri në fund të sezonit

Para
Lajm i mirë për Kombëtaren, Starkoshës do t’i besohet porta e Lacios deri në fund të sezonit

Lajm i mirë për Kombëtaren, Starkoshës do t'i besohet porta e Lacios deri në fund të sezonit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.