Sikundër ishte njoftuar, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka dalë në një konferencë për mediat në orën 13:00 ku ka folur gjerësisht për vendimin e shkarkimit, të cilin shprehet se e mori vesh nga mediat, nga gazetarët për të cilit ministri tha se kanë qenë aleatët më të mirë.
Që në fillim të fjalës së tij, ai shprehu mirënjohjen ndaj Metës për mundësinë që i dha për të pasur këtë post. Ai rrëfen se kur hyri në qeveri gjeti një proces që nuk ka lidhje me Kushtetutën.
Që në hyrje, ai deklaroi se shkarkimi i tij është kërkuar nga kryeministri Edi Rama që gjatë verës, për shkak të deklaratave pa leje që Manjani ka bërë gjatë mbajtjes së këtij posti.
“Unë nuk di gjë për shkarkimin e mora vesh nga mediat, po kshu është bërë kjo qeveri tani nuk kemi ç’i bëjmë. Faleminderit shumë, unë jam shumë mirënjohës për komunikimin e derisotëm, për mediat që bashkë me ju të përçoj mesazhe publike sepse në jetën time kam qenë profesionist dhe mbetem profsionist. Sigurisht të qenit ministër mbetet një detyrë e rëndëshme, këtë mundësi ma dha Ilir Meta të cilit i jam mirënjohjës.
Pas gjithë investimit të bërë, i mungonte karrierës sime. Bëra më të mirën që kisha mundësi. Nuk ishte ajo që doja të bëja, kur kam hyrë në qeveri kam gjetur një proces që nuk ka lidhje me Kushtetutën dhe ligjin.
Ministrat nuk janë të lejuar të flasin. Kjo ka qenë e papranueshme për mua, sigurisht si funskion Këshilli I Ministrave dihet. Me kryeministri Edi Rama kemi debatuar për çështje parimore, ç’kam pasur unë them, nuk kam mbetur pishman. Nëse i kanë fhshirë është histori tjetër.
Që prej verës së kaluar, kryeministri ka harxhuar kohë, për të bërë presion që të më shkarkojë dhe ajo që tha është se unë flas pa lejen e medias. Ministri ka një status kushtetues në këndvështrimin tim. Nuk dua ta bëj personale sepse nuk kemi gjë personale. Po fole pa leje shkarkohesh, po guxove të reagosh, shkarkohesh, po nuk fole në media je burri i mirë. Të rrimë urtë, të mos flasim, të fitojmë ndonjë tender. Jam i nderuar që kryetari i parlamentit mbetet në anën e Kushtetutës.”, u shpreh fillimisht Manjani.
Presioni për largimin tim u shtua ditën që kam bërë deklaratën për kanabisin. Përhapja e kanabisit është fakt. Shtyu në rradhë dy ministra që të flisninkundër meje. Që pas asaj situate është shtuar presioni ndaj Metës për largimin tim.
Dhe unë e di pse nuk është pa shkak i asiocimit tim mne emrin e Klement balilit në Tiranë. Ndërkohë që në Santa Cuaranta Ministrat e Ramës flinin me dashnoret. Kam marrë përgëzime nga partnerët për ccështjen e kanabisit. Kryeministri priste dorëheqjen që nuk kam për ta dhënë ndonjëherë. Nuk kisha pse e jepja pasi kam bërë asnjë krim.
Ndjehem i nderuar që jam i shkarkuar. Do ndihesha i fyer po të jepja dorëheqjen. Me shumë dashuri dhe dashamirësi. Unë nuk hyj në çështje politike që po e vërteta e kësaj historie është që kjo qeveri është e kapur dhe është jashtë çdo standardi. E dini ju që qeveria ka marrë një vendim pa u mbledhur, për dekriminalizimin verifikojini me TIMS, kryeministri firmos vendime qeverie që nuk kanë ndodhur. Si një ministër drejtësie do binte dakord me këtë histori?! Dhe këto gjëra nuk duhen thënë. Cfarë kam thënë unë? Të arrestohet Klement Balili! Drejtorat e policisë hanin dhe pinin te Santa Quaranta! Më thoni një zyrtar të dytë që e ka thënë këtë. Kryeministri duhet të shkarkonte Tahirin, ia kanë kërkuar partnerët! Po do të shmangë vëmendjen!
Kush fiton zgjedhjet në Amerikë? Kush i tha atij, e pra se është kollaj t’i kujtosh kryeminis që flet pa leje, po ai kujt i merr leje? E pra jemi dy parti të ndryshme. Unë jam i përgatitur për çdo lloj skenari, po e vërteta është kjo unë nuk kam bërë kurrë kompromis. Unë s’mund të pajtohem me kryeministrin që hapi librin kundër gjyqtarëve kundër qeverisë. Pse duhet telefonuar gjyqtariu që të fusë njerëz në burg? Imagjinoni Angela Merkelin të marrë në telefon dhe të thotë fut katunarin në burg? Edhe thotë jam kundër reformës? Kundër kujt reforme? Kundër reformës së pushtetit? Gjyqtari që liron pushtetarin është burrë i mirë! Pse kjo qenka reforma?!
Une mbetem te njerëzit që informacionin e konsideroj detyrë publike dhe jo propagandë. Ne e kemi për detyrë të tregojmë se si shkojnë gjërat në institucionin që drejtojmë. Jeta publike mund të ndiqet edhe kur mund të jesh në privat.
“A keni patur përplasje me Tahirin dhe a ka qenë kjo arsyeja e shkarkimit tuaj?” Shkarkimi im është hakmarrje e qartë për deklarimet e mija për kanabisin. Ilir Meta është kryetar i LSI-së. Atij do ti duhet të marrë vendime të tjera mjaft të rëndësishme. Njeriu I vetëm nuk mund të luftojë. Metës i mbetetm mirënjohës edhe sikur kjo të ishte fjala ime e fundit. Nuk u jap dot përgjigje se çfarë do të ndodhi. Kam detyrë të qëndroj në detyrë deri ditën që pasardhësi im të vijë në këtë detyrë. Mos gaboj pasardhësi është miku im Petrit Vasili.
Unë nuk bëj akuza, unë iu thashë disa gjëra që dhe ju I dini. Unë nga ju e kam mësuar që kryeministri ndërhyn edhe te statuset tuaja. Është një problem që ai e ka me lirinë e fjalës dhe lirinë e mendimit. Shihni çfarë ndodh te mediat. Mos më kërkoni prova, unë po arsyetoj, nëse do akuzoja duhet të isha në sallën e gjyqit. Pa tender jepeshin shuma 400 mijë deri në 1 milionë Euro dhe Nasip Naço dhe unë i refuzuam kategorikisht. Kur kam gërthitur për institucionet e kam bërë për ti thëënë qeverisë që nuk mund të koncesionojmë gjithçka.
Është hakmarrje e pastër për qëndrimet e mia, për pozicionin tim dhe në mënyrë të veçantë për qëndrimin tim në lidhje me kanabisin se pak nga pak po dalin petët e lakrorit që e vërteta nuk është ashtu si thotë kryeministri. Së dyti për Ilir Metën, që do duhet të marrë vendime më të balancuara dhe gjithëpërfshirëse dhe në fund të fundit unë Ilir Metës i mbetem mirënjohës.
Unë nuk kam formuluar akuza. Akuzat i bën prokurori. Është një akt shumë i rëndë që me lirinë e fjalës dhe të mendimit, kryeministri ka një raport shumë të vështirë. Shihni çfarë ndodh me lirinë e medias. Tani unë nuk mund të më kërkoni prova, se duhet Këtu ka qenë LSI janë të thëna dhe të stërthëna. Oponencat e mia, por edhe të paraardhësit tim Nasip Naco kanë qenë më të ashpra. Se si pa tender jepeshin shumë 400-1 milion euro me demek për shërbime avokatie, të cilat Nasip Naco i refuzoi edhe unë dhe e dini cila ishte përggjigja, ta heqim Avokaturën e Shtetit nga varësia. Dhe kur kam bërtitur nga koncesionet, pikërisht në emër të kësaj oponence kam bërtitur.
Ju thoni “kokë turku”, dikush më thotë “kokë greku”. Me këtë çështje unë kam qenë shumë i qartë, unë e kam votuar kronologjinë e Ministrisë së Drejtësisë, çdo gjë ka qenë brenda ditës. Ka vetëm një datë, 17 maj 2016, kur Ardian Çipa, shefi i Interpolit ka informuar se ndaj Klement Balilit ka urdhër ndërkombëtar. Që nga ky moment duhej arrestuar. Unë nuk akuzoj askënd. Ky është fakti. Po sigurisht se policët flenë te “Santa Quaranta”. Nga Data 17 maj ky person duhet të ishte arrestuar, asgjë tjetër.