Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se edhe sikur të ngrihet sot KLGJ dhe KLP nuk marrin dot vendime. Sipas tij Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet e ligjit “ për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, sipas të cilave rregullohet vendimarrja e këtyre organeve.
“E përsëris ligjërisht as KLGJ e AS KLP nuk mund të marrin dot asnjë vendim në një mbledhje të rregult plenare!!! Nëse do merrnin vendime, ato do ishin thjesht politike!
Ekspertët e EURALIUS, që tashmë janë shndërruar hapur në zorrën qorre të Rilindjes, kanë shpikur një manual veprimi, por që nuk i jep zgjidhje këtij vakumi ligjor shumë të rrezikshëm.”, shprehet ai.
Ai shton më tej se “zgjidhja është: Parlamenti urgjent duhet të plotësojë vakumin në ligje që është krijuar nga vendimi nr 34 i datës 10 prill 2017 i Gjykatës Kushtetuese . Ky është veprimi i parë, pastaj është emërimi i KLGJ dhe KLP”.
REAGIM:
Vakumi ligjor që shton kontrollin politik të Rilindjes mbi drejtësinë
_______________
Edhe sikur të ngrihet sot KLGJ dhe KLP nuk marrin dot vendime. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet e ligjit “ për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, sipas të cilave rregullohet vendimarrja e këtyre organeve.
Me fjalë të tjera KLP nuk bën dot asnjë një mbledhje që të zgjedhë kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, as për prokurorët e SPAK sepse nuk ka ligj. Ky është vakumi tjetër i madh që qëllimisht fshihet nga Rilindja për të mbajtur funksionimin e organeve të reja drejtësisë nën efektin e kaosit dhe për ti kontrolluar ato.
Tashmë precedenti që shumica politike vendos edhe jashtë rregullave të Kushtetutës, do të shtrihet edhe tek KLP dhe KLGJ e re, në kushtet kur nenet që tregojnë se si i marrin vendimet janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese!
Kështu që nxitimi për të zgjedhë KLGJ dhe KLP, aq më tepër në kushtet kur propozohe emra që nuk plotësojnë kriteret ligjore nuk e zgjidh krizën e sistrmit të ri të drejtësisë! Mjegulla mbi drejtësinë do shtohet dhe kontrolli politik i vendimeve të saj po bëhet gjithnjë e më shumë i dukshëm!
E përsëris ligjërisht as KLGJ e AS KLP nuk mund të marrin dot asnjë vendim në një mbledhje të rregult plenare!!! Nëse do merrnin vendime, ato do ishin thjesht politike!
Ekspertët e EURALIUS, që tashmë janë shndërruar hapur në zorrën qorre të Rilindjes, kanë shpikur një manual veprimi, por që nuk i jep zgjidhje këtij vakumi ligjor shumë të rrezikshëm.
Ky është vakumi nëpërmjet të cilit Rilindja pritet të marrë krejtësisht nën kontroll drejtësinë e re! Por për këtë nuk flet as Ekspertiza e as ambasadorët… Rilindja jo e jo. Për fat të keq as Opozita!
Zgjidhja është: Parlamenti urgjent duhet të plotësojë vakumin në ligje që është krijuar nga vendimi nr 34 i datës 10 prill 2017 i Gjykatës Kushtetuese Ky është veprimi i parë, pastaj është emërimi i KLGJ dhe KLP.
Emërimi i tyre dhe vënia nën presion për të funksionuar pa ligj është vijim i puçit Kushtetues të zgjedhjes se Prokurorit të përkohshëm!
Kështu zgjidhet kjo krizë, të paktën ligjërisht! Manualët e zorrëve qorre të ekspertëve që duan një dakortësi nga qeveria për të vijuar të mirëpaguhen, nuk ndihmojnë sistemin por Rilindjen! (J.V/FAXWEB)