Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shkruar në Twitter teksa janë mbyllur takimet e parashikuara mes dy negociatorëve dhe faktorëve politikë në vend
“Pije detin, Ksanth!” Kjo shprehje e Ezopit (luajtur nga Kadri Roshi) më vjen ndërmend, pas negociatave të pasdites”,- shkruan Manjani.
David McAllister dhe Knut Fleckenestein kanë zhvilluar takime me Kryeministrin Rama, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kreun e LSI dhe Kuvendit Meta në kuadër të zgjidhjes së ngërçit politik.
Takimet u zhvilluan në Kryesinë e Kuvendit dhe në Pallatin e Kongreseve.
Në takime kanë marrë pjesë edhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin. (M.D/ Shuplaka)