Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komenton shkarkimin e katër ministrave nga detyra, Saimir Tahiri, Bledi Çuçi, Ilir Beqaj dhe Blendi Klosi.
Nëpërmjet një postimi ironik në twitter, Manjanit hedh idenë se Rama qeverinë e ka për punë private.
“Nuk i hoqi, po i dënoi me punë në komunitet(qark)! Ka të drejtë se qeverinë e ka për punë private. Kollitja dhe era e keqe vazhdojnë…!”, shkruan ish-ministri.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar gjatë ditëve të fundit kanë ngjallur reagime të ndryshme, jo vetëm në radhët e politikës, por edhe në publik. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” hedh idenë për një mocion mosbesimi për Qeverinë Rama.
“Për arsye publike dhe politike kjo qeveri duhet të kalojë testin e besimit sipas Kushtetutës. E shkuara nuk mund të drejtojë të ardhmen!”, shton ai. (D.D/Shuplaka)