Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shkruar në Twitter mbi deklaratën e kreut të PBDNJ Vangjel Dule se diplomatët e huaj në Shqipëri i kanë thënë që të hyjë në zgjedhje, pasi në mungesë të PD-së, partia e tij mund të sigurojë më shumë deputetë.
“Mjaft me eksperimente!Jemi anëtar i KE dhe NATO-s”,- ka shkruar Manjani.
POSTIMI:
Më mirë në krizë sesa në paqen e stisur të disa ambasadorëve të huaj! Mjaft me eksperimente!Jemi anëtar i KE dhe NATO-s! Respekt z.Dule!
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ka surprizuar me deklaratën e tij, ku thotë se diplomatë të huaj i kanë thënë që të hyjë në zgjedhje, pasi në mungesë të PD-së mund të sigurojë më shumë mandate.
“Në takimet me diplomatët kryesisht kanë qenë në formën e paraqitjes së argumentave të njohura nga ana e partive të opozitës. Kam dëgjuar dhe diçka të cilën po ta kisha dëgjuar individualisht nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht. Fatmirësisht isha dhe me kolegë të tjerë politikanë, ditët e fundit, që dëgjova një propozim kaq cinik që nuk e besova se e dëgjova. Na u tha në prani të përfaqësuesve të 4-5 forcave politike që ndoshta mund të ishtë një shans i mirë për ne që të përfitonim nga mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje për të marrë ndonjë mandat më tepër”, mendohet të jetë shprehur dje Dule në një universitet privat. (M.D/ Shuplaka)