Ylli Manjani ka deklaruar se nuk ka formualuar akuza por akuzat i bën prokurori. “Është një akt shumë i rëndë që me lirinë e fjalës dhe të mendimit, kryeministri ka një raport shumë të vështirë. Shihni çfarë ndodh me lirinë e medias.Tani unë nuk mund të më kërkoni prova, se duhet”, tha ai.
Më tej është shprehur se këtu ka qenë LSI-ja të gjitha janë të thëna dhe të stërthëna. “Oponencat e mia, por edhe të paraardhësit tim Nasip Naco kanë qenë më të ashpra. Se si pa tender jepeshin shumë 400-1 milion euro me demek për shërbime avokatie, të cilat Nasip Naco i refuzoi edhe unë dhe e dini cila ishte përgjigja, ta heqim Avokaturën e Shtetit nga varësia. Dhe kur kam bërtitur nga koncesionet, pikërisht në emër të kësaj oponence kam bërtitur”, tha Manjani. (J.V/Shuplaka)