Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar sërish përmes llogarisë së tij në “Tëitter” mbi zhvillimet më të fundit në politikën shqiptare.
Ky reagim vjen duke iu referuar edhe deklaratës më të fundit të kryeministrit e njëherazi kreut të PS-së, Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes. Burime pranë tij, u shprehën se Rama deklaroi gjatë mbledhjes për zhvillimin e zgjedhjeve në datën e parashikuar, me ose pa Lulzim Bashën.
Në reagimin e tij më fundit, Ylli Manjani jep zgjidhjen e tij për shpëtimin e zgjedhjeve dhe drejtësisë, zgjidhje që është një çmim që kryeministri duhet të paguajë për arrogancën e tij. Ai shprehet se kreu i Qeverisë ose dorëhiqet ose thjesht do hiqet.
“Kryeministri ose dorëhiqet, ose thjesht do hiqet! Ky është çmimi i arrogancës që duhet të paguajë! Kështu shpëtojnë zgjedhjet dhe drejtësia!”, shkruan Rama.
(XH.A/SHUPLAKA)