Ish- ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me një status në rrjetin e tij social në Facebook në lidhje me tre kandidaturat për në Gjykatën e Lartë.
Pas dërgimit të tre kandidatëve tek Presidenti i Republikës për anëtarë të Gjykatës së Lartë, juristi i njohur Manjani i konsideron ata të tre si të denjë për postin.
Ai lë të kuptohet se njeriu nuk mund të mbetet peng i së shkuarës dhe lidhjeve familjare apo origjinës dhe të cungojë karrierën.
Reagimi i plotë i Manjanit:
“Me thënë të drejtën të tre kandidatët për në Gjykatën e Lartë, pra Ilir Panda, Sokol Sadushi dhe Ervin Pupe janë kandidatë shumë të mirë.
Të tre janë juristë me përvojë të spikatur dhe persona me dinjitet. Mund të mos biesh dakord me pikëpamje të tyre në çështje të caktuara, por nuk kanë të sharë si kandidatë për gjykatës.
Shqetësimet që ngrihen nga komentues të ndryshëm për të aspekte të se shkuarës së tyre janë të pamjaftueshme për të rrëzuar kontributin që ata kanë dhe personalitetin solid që kanë formuar në vite.
Të gjithë kemi qenë diku, me dikë e për diçka. Të gjithë jemi fëmijë të prindërve tanë, miq të miqve tanë, kushërinjtë të kushërinjve tanë, krushq e kunetër të atyre tanëve. Por nuk e përcaktojnë këto gjëra se kush jemi!!!
Askush nuk ka të drejtë të gjykojë mbi këto gjëra. Vlerësimi bëhet për atë çka secili bën me kokën e vet.
Nga ana tjetër nuk është hiç garanci që duke qenë miku, kunati, i afërti apo bashkëpunëtori 7 dikujt, do ti shërbesh Atij. Në sistemin e drejtësisë nuk para funksionojnë këto gjëra. Të paktën jo aq sa thuhen.
Funksionin dhe të bluan kockat, për fat të keq interesi i çastit, jo aleancat e së shkuarës, të cilat nuk janë kurrë të përhershme.
Personalisht do dëshiroja ti uroja sukses secilit prej tyre! Gjithkujt i duhet dhënë shansi të tregojë veten, jo origjinën as ato që rri apo familjen.. Nuk di mënyrë tjetër ndërtimi marrëdhëniesh më të mirë se kjo”.