09:31 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Manjani ‘’merr në mbrojtje” Tahirin: Procesi po fshin të vërtetën, linçimi i tij bëhet për të…

11:20 | 27/03/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Manjani ‘’merr në mbrojtje” Tahirin: Procesi po fshin të vërtetën, linçimi i tij bëhet për të…

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar për procesin gjyqësor që po zhvillohet në drejtim të Saimir Tahirit, duke thënë se në këtë process po fshihen shumë të vërteta.

Sipas Manjanit linçimi i Tahirit i shërben vetëm qeverisë, dhe kanabizimi i vendit ende mbetet i pazbardhur.

Manjani shkruan se prokuroria e Republikës i kishte borxh publikut të sqaronte:
1. Si ndodhi që u kanabizua vendi masivisht?
2. A kishte një projekt, plaformë apo program?
3. Kush e drejtoi këtë proçes?
4. Kush ishin kultiviesit?
5. Kush punoi në plantacionet e hashashit?
6. Kush e mblidhte Produktin?
7. Kush dhe si e trafikonte jashtë?
8. Ç’rol luajti Policia, SHISH etj?
9. Cila ishte veprimtaria urdhërdhënëse e titullarëve politikë dhe administrativë?

Reagimi i plotë i Manjanit:

Një proces që po fshin të vërtetën.

Vijoj të kem bindjen se proçesi i montuar ndaj Sajmir Tahirit është i gabuar.

Ky proçes dëmton më së pari Sajmirin, linçimi i të cilit i shërben mbajtes në këmbë të grupit që qeveris. Në shpatullat e Tij u vu padrejtësisht edhe përgjegjësi që s’janë të tij… Kështu ndodh kur funksionon Drejtësia Popullore…

Por ç’është më e rënda ku proçes dëmton publikun, interesi i të cilit është të dijë të vërtetën e kanabizimit të vendit (projekti i dytë pas piramidave i kriminalizimit të shoqërisë).

Interesi i publikut kërkon gjithashtu të ketë një shërbim hetimor dhe gjyqsor jo politik që të zbulojë të vërtetën dhe jo të linçojë njerëz për qejfe apo inate politike.

Nga ky këndvështrim, proçesi ndaj Sajmirit është pa dyshim dështim!

Të kuptohemi, unë jam nga ata që kritikova sjelljen e ministrit Tahiri, sepse kanabizimi ndodhi përgjatë kohës së tij. Por proçesi penal ndaj tij pa sqaruar më parë mekanizmin e kanabizimit është i PAPRANUESHËM, jo PROFESIONAL dhe I DEMSHËM për standartet e shoqërisë demokratike.

Më konkretisht, prokuroria e Republikës i kishte borxh publikut të sqaronte:
1. Si ndodhi që u kanabizua vendi masivisht?
2. A kishte një projekt, plaformë apo program?
3. Kush e drejtoi këtë proçes?
4. Kush ishin kultiviesit?
5. Kush punoi në plantacionet e hashashit?
6. Kush e mblidhte Produktin?
7. Kush dhe si e trafikonte jashtë?
8. Ç’rol luajti Policia, SHISH etj?
9. Cila ishte veprimtaria urdhërdhënëse e titullarëve politikë dhe administrativë?

Vetëm pasi të kishte përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të ndërtonte një proçes të vërtetë penal ndaj personave përgjegjës.

Një hetim i tillë do huhet të kishte një grup të madh personash në akuzë jo një njeri të vetëm!

Se nuk ka mundësi që Sajmiri ti ketë bërë të gjitha! Një individ nuk është grup kriminal!!!

Kërcet shumë llogjika.

Nuk kam asnjë dyshim që akuza ndaj tij është e pa provueshme dhe pafajsia është gjëja e duhur në këtë kontekst.

Por pyetjes që ngre publiku si e kush e kanabizoi vendin duke kriminalizur shoqërinë Prokuroria e Republikës ka dështuar ti përgjigjet!

Duke sulmuar Sajmirin u harrua e vërteta. Ajo që në thelb kriminalizoi vendin dhe e njollosi keqas në perëndim.

Kjo është e pa pranueshme! 
E poshtër madje!

Publikut, më shumë se koka e Sajmirit, i duhet fenomeni që të mos përsëritet….

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: saimir tahiritahiriylli manjani
Pas

Kryeprokurorja Marku ‘ultimatum’ prokurorëve të Tiranës: Mos zvarrisni çështje, asnjë reagim për deklaratat politike

Para

Vrasja e Jurgen Kurtit, zbulohet emri i personit të shpallur në kërkim. Rol kyç në ekzekutim

Para
Detaje të reja/ Arrestimet për atentatin ndaj Jurgen Kurtit, 3 të arrestuarit miq mes tyre. Vepronin si…

Vrasja e Jurgen Kurtit, zbulohet emri i personit të shpallur në kërkim. Rol kyç në ekzekutim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në një burg në Uruguai, raportohen 4 viktima

Kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin

Sot seanca në GJKKO për Veliajn, SPAK paraqet informacionin dy mujor! Më 8 Korrik shqyrtohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Starmer dhe Trump nënshkruajnë marrëveshjen për tarifat në samitin e G7-ës, presidenti amerikan: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Mbretërinë e Bashkuar

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin, të paktën 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Ushtria izraelite vret shefin e shtabit të forcave të armatosura të Iranit

32 dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetët mblidhen sërish sot në seancë plenare

Trump thumbon Macron: Largimi im nga G7 s’ka të bëjë me armëpushimin, Emmanueli gjithmonë e ka gabim

Izraeli sërish nën sulm, Irani lëshon një valë tjetër raketash, thirrje për banorët të gjejnë strehim të sigurt

Shpërthime në Izraelin qendror, Trump largohet herët nga takimi i G7: Të gjithë duhet të evakuohen nga Teherani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.