00:52 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Manjani: Nuk është faji i të majtëve për qeverinë e keqe. Shërim të shpejtë koalicionit

13:08 | 07/02/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Manjani nga burgu i grave: “Të punësohen në punë të ligjshme, jo në kanabis” Një mesazh për Blendi Klosi

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manajni, ka vendosur të reagojë përmes një postimi në “Facebook” për të sqaruar përse qëndrimi i tij nuk duhet gjykuar gabimisht, si shkak i ndarjes së koalicionit të majtë.

Në reagimin e tij, ai rendit arsyet përse E Majta nuk duhet parë si e keqe, pasi nuk është faji i saj për kanabisin, cenimin e Kushtetutës, metodat e të djathtëve që përdoren e tek e majta, e as për rrudhjen e demokracisë.

Në fund ai thekson se nuk është faji i të majtës që  Edi Rama (themelues i Partisë Demokratike, në krye të PS) dhe Ilir Meta (themelues i Partisë Socialiste, por jo më ne PS) kanë pikpamje të ndryshme për drejtimin e shtetit.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Përshëndetje,

Cilido që tek qëndrimet e mia të drejtpërdrejta sheh arësyen, shkakun apo alibinë e ndarjes së koalicionit të majtë, e ka GABIM!

Kam qenë, jam e do të jem mbështetës i të majtës së bashkuar. Nuk është faji i të majtëve që drejtohen keq!

Nuk mund të ndëshkohet e majta pse qeveria e tyre qeveris me koncension (teori e praktikë e djathtë kjo).

Nuk është faji i të majtëve pse qeveria varfërinë e lufton me burgosjen e të varfërve!

Nuk është fare faji i të majtëve që qeveria nuk i hap telefonin hallexhiut!

Nuk kanë asnjë kusur të majtët, kur qeveria shkel ligjet dhe dhunon Kushtetutën! Nuk e ka në edukatën e tij i majti antiligjin!

Nuk kanë faj të majtët që qeverisen me të njëjtat metoda si të djathtët! Dallojnë vetëm emrat.

Nuk është faji i të majtëve pse vendi kanabizohet. Nuk e bëjnë të majtët vendin Hashash! E bën thjesht qeveria e keqe që i shërben trafikut të paligjshëm.

Nuk është faji i të majtës pse demokracia po rrudhet, liria e shprehjes apo edhe e drejta e pronës shkelet! E majta shqiptare është zemra e demokracisë!

Më në fund, por jo për nga rëndësia, nuk kanë faj të majtët pse Edi Rama (themelues i Partisë Demokratike, në krye të PS) dhe Ilir Meta (themelues i Partisë Socialiste, por jo më ne PS) kanë pikpamje të ndryshme për drejtimin e shtetit! Të majtët gjithnjë kanë konkuruar dhe debatuar me njëri-tjetrin!

Jam që e majta të bashkohet edhe më shumë, sepse vetëm kështu do largohet e keqja prej nesh, prej qeverisë dhe prej shtetit tonë të përbashkët.

Vazhdoj ti uroj Koalicionit “shërim të shpejtë”!

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: akuzae majtareagimylli manjani
Pas

Duartrokitjet në funeralin e Dritëroit, fare pa vend. Fjala e rastit, nga një anonim!

Para

Veliaj vazhdon ‘’serialin’’ e fotove aspak të zakonta nga urbanet, një tjetër histori e servirur ndryshe

Para
Veliaj vazhdon ‘’serialin’’ e fotove aspak të zakonta nga urbanet, një tjetër histori e servirur ndryshe

Veliaj vazhdon ‘’serialin’’ e fotove aspak të zakonta nga urbanet, një tjetër histori e servirur ndryshe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.