04:29 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Manjani pas akuzave për vonesa në dosjen ‘’Balili’’: 15 përkthyes u morën me dosjen

11:11 | 07/12/2016
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
0
Manjani pas akuzave për vonesa në dosjen ‘’Balili’’: 15 përkthyes u morën me dosjen

Ministri Ylli Manjani ka reaguar ditën e sotme pas disa akuzave në media se Ministria e Drejtësisë ka vonuar dosjen e Kelment Balilit. Sipas Manjanit çdo dokumentacion që vjen në kuadër të bashkëpunimit institucional mes vendeve duhet të kalojë një proçedurë të caktuar për përkthimin e saj.

Sipas Ministrit për të përkthyer dosjen voluminoze të ardhur nga Greqia janë angazhuar 15 përkthyes profesionistë pasi është shumë e rëndësishme korrektësia në përkthimin e termave juridiksionalë.

Reagimi i plotë:

I surprizuar (jo për herë të parë) nga përhapja e një lajmi me burim Top Channel, mbi vonesat e dosjes se Klement Balilit, dua tu bëj me dije se:

  1. Që prej ditës së djeshme, pra para se të bëhej lajmi Prokuroria Shqipëtare ka në dispozicion dosjen e përkthyer zyrtarisht. Ministri i Drejtësisë është autoriteti ligjor që përkthen dhe çertifikon përkthimet ligjore.
  2. Dokumentat origjinale në gjuhën Greke ne i kemi marrë zyrtarisht, më datë 14 Nëntor 2016. Kjo dosje ju përcoll ashtu siç ishte brenda ditës Prokurorisë. Kjo e fundit i regjistron këto dokumenta në dosjen hetimore.
  3. Më datë 16 Nëntor, është sjellë në Ministri, nga Prokuroria kopja e dosjes për tu përkthyer zyrtarisht. Procedurë e kërkuar nga ligji.
  4. Menjëherë zyra e përkthimeve ligjore në Ministri, si për çdo rast tjetër ka filluar punën për përkthimin dokumentave. Fillimisht u angazhuan 10 përkthyes dhe në vijim u shtuan edhe 5 të tjerë. 
    Praktika ime e punës është veprim sa më i shpejtë, veçanërisht në çështjet ë marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Kjo zyrë administron të dhëna konfidenciale në shërbim të proceseve hetimore dhe jo vetëm.
  5. Koha që u harxhua për përkthim ishte rekord! Përkthime të kësaj natyre janë të vështira sepse kërkojne nivel profesional. Kjo vështirësi shtohet kur volumi është i madh! Sidoqoftë tashmë dosja e përkthyer zyrtarisht është dërguar dje, datë 06.12.2016.

Kjo është kronologjia e kësaj dosje, për të gjithë ju që doni të dini të vërtetën.

Kjo është kronologjia zyrtare e faktuar për të gjithë ata që bëjnë lajme në emër të “burimeve” gjithfarësh! Me këtë rast le të njoftohen edhe “burimet”…

Kjo është e vërteta edhe për ata që zhvillojnë skenarë e teori konspiracioni me “mbrojtje” për të kërkuar apo të dyshuar! 
Madje këtij grupi dua ti sjell në vemendje se Ministri i Drejtesisë nuk është as Prokuror, as Gjykatës e as Polic! Që do të thotë kushdo që e ka në dorë për ta arrestuar e gjykuar ligjërisht Klement Balilin dhe këdo tjetër bën mirë ta bëjë! 
Këtë gjë e kam thënë që në muajin maj të këtij viti dhe nuk e ndryshoj aspak qëndrimin!

Punë të mbarë drejtësisë! Të tjerat skanë më asnjë rëndësi!

Etiketa: Dosjamanjanipolitike
Pas

Tahiri: Vettingu nuk ka kthim pas! Punojmë për një Shqipëri me hapësira të gjelbra

Para

Një shqiptar ndër 17 burrat që do “tundin” Europën gjatë 2017-ës

Para
Një shqiptar ndër 17 burrat që do “tundin” Europën gjatë 2017-ës

Një shqiptar ndër 17 burrat që do “tundin” Europën gjatë 2017-ës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.